☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.14 ▲1.12%
ARI 4,001 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,400 ▼ -2.21% ETH $2,247 ▼ -3.15% XRP $1.2532 ▼ -3.33% SOL $97.4300 ▼ -2.77%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,001 ▼0.76 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,001 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Nafta rritet mbi 5% pas njoftimit të Trump për fundin e armëpushimit me Iranin

PARIS, 8 korrik /ATSH-AFP/ – Çmimet e naftës u rritën sot ndjeshëm, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi me Iranin ka marrë fund.

Deklarata erdhi pas rifillimit të përplasjeve, në vijim të sulmeve ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, për të cilat Uashingtoni fajëson Teheranin.

Rreth orës 08:30 GMT, çmimi i naftës “Brent” për dorëzim në shtator u rrit me 5,26%, duke arritur në 78,06 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, nafta amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) për dorëzim në gusht u rrit me 5,32%, në 74,19 dollarë për fuçi.

Tregjet reaguan menjëherë ndaj përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, pasi investitorët druhen se pasiguria në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, mund të ndikojë në furnizimin global me energji.

Ushtria amerikane tha se kishte goditur më shumë se 80 objektiva në Iran, duke përfunduar raundin e saj të fundit të sulmeve në përgjigje të sulmeve të fundit ndaj disa anijeve cisternë në Ngushticën e Hormuzit.

”Sulmet kishin në shënjestër sistemet e mbrojtjes ajrore, raketat kundër anijeve dhe më shumë se 60 anije të vogla që i përkisnin Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit në ose afër Ngushticës së Hormuzit”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në një postim në X.

Ushtria amerikane tha se operacioni u nis në përgjigje të sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Sipas CENTCOM, anijet lundronin nën flamujt e Ishujve Marshall, Liberisë dhe Arabisë Saudite.

Ajo shtoi se forcat amerikane mbetën të përgatitura ta mbajnë Iranin përgjegjës për çdo shkelje të marrëveshjes kornizë, e cila u arrit muajin e kaluar./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.