☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – OBSH bën thirrje për vigjilencë pas rritjes së rasteve të Nilit Perëndimor në Evropë

KOPENHAGË, 24 korrik /ATSH-DPA/- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për vigjilencë më të madhe, pasi javët e fundit janë shënuar më shumë raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Evropën Jugore, veçanërisht në Greqi dhe Itali.

Sezoni i përhapjes së sëmundjes sapo ka nisur.

Sipas OBSH-së, vetëm javën e kaluar në Greqi u konfirmuan 14 raste të reja, duke e çuar numrin total të rasteve këtë vit në 21.

Nga të infektuarit, 13 persona ishin ende të shtruar në spital, ndërsa tre prej tyre ndodheshin në terapi intensive, sipas Autoritetit Kombëtar Grek të Shëndetit Publik.

Në Itali janë raportuar 21 raste në 17 rajone të vendit.

Ndërkohë, Spanja, Rumania dhe Maqedonia e Veriut kanë raportuar nga dy raste secila.

Si përhapet virusi?

OBSH shpjegon se virusi i Nilit Perëndimor përhapet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave, të cilat infektohen nga zogjtë.

Më pas, mushkonjat e infektuara mund ta transmetojnë virusin edhe te njerëzit, sidomos gjatë periudhës korrik–shtator.

Shumica e të infektuarve nuk kanë simptoma

Sipas Robert Koch Institute (RKI), instituti gjerman për kontrollin e sëmundjeve, shumica e njerëzve që infektohen, nuk e kuptojnë se janë të prekur, pasi nuk shfaqin simptoma ose kanë shenja shumë të lehta.

Për këtë arsye, ekspertët besojnë se numri real i rasteve është më i lartë se ai i raportuar.

Në Gjermani, deri në fund të javës së kaluar ishin regjistruar dy raste të virusit këtë vit.

Të dy personat ishin infektuar gjatë udhëtimeve jashtë vendit, dhe jo brenda Gjermanisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.