☁️
Tiranë 39°C · Vranët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $64,987 ▼ -0.08% ETH $1,920 ▼ -0.57% XRP $1.0386 ▼ -0.02% SOL $75.4100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rritje e rasteve të virusit të Nilit Perëndimor në Evropë

STOKHOLM, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Më shumë se 240 raste të virusit të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në Evropë që nga fillimi i sezonit të transmetimit këtë vit.

Sipas raportit javor të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), deri të mërkurën ishin regjistruar gjithsej 241 infeksione te njerëzit.

Numri më i madh i rasteve është raportuar në Itali, me 139 raste, e ndjekur nga Greqia me 61.

Raste janë regjistruar gjithashtu në Spanjë (17), Maqedoninë e Veriut (13), Rumani (6), Francë (4) dhe Gjermani (1).

Në fund të muajit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për rritje të vigjilencës, veçanërisht në Evropën Jugore.

Virusi transmetohet kryesisht në ciklin mushkonjë–zog, por mushkonjat e infektuara mund ta transmetojnë edhe te njerëzit përmes pickimit.

Sezoni me rrezikun më të madh zakonisht është nga korriku deri në shtator, kur aktiviteti i mushkonjave është më i lartë.

Shumica e njerëzve që infektohen nuk kanë simptoma ose nuk e kuptojnë se janë infektuar.

Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore besojnë se numri real i rasteve është shumë më i madh se ai i konfirmuar.

Kur shfaqen simptoma, ato mund të përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje muskujsh.

Në raste të rralla, infeksioni mund të bëhet shumë serioz dhe të prekë sistemin nervor, duke shkaktuar encefalit ose meningjit.

Aktualisht nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral për virusin e Nilit Perëndimor te njerëzit.

Trajtimi është kryesisht mbështetës dhe synon lehtësimin e simptomave.

Për këtë arsye, mënyra kryesore e mbrojtjes është shmangia e pickimeve të mushkonjave: përdorimi i repelentëve, veshja e rrobave që mbulojnë krahët dhe këmbët dhe, kur është e mundur, shmangia e qëndrimit jashtë në periudhat kur mushkonjat janë më aktive.

Për udhëtarët në Evropën Jugore, veçanërisht gjatë muajve korrik–shtator, këshilla kryesore është të merren masa të rregullta kundër mushkonjave.

Prania e virusit nuk do të thotë se çdo mushkonjë është e infektuar, por rreziku rritet në zonat ku janë raportuar raste. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.