☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,249 ▼ -1.79% ETH $2,241 ▼ -0.36% XRP $1.2461 ▼ -1.21% SOL $96.0500 ▼ -2%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rusia po humb mijëra ushtarë, ndërsa avancimi në front po ngadalësohet

KIEV, 10 korrik /ATSH-DPA/- Ushtria ukrainase deklaroi se forcat ruse kanë pësuar humbje shumë të mëdha gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, ndërsa kanë arritur të pushtojnë më pak se gjysmën e territorit që morën në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, shkroi në Telegram se Rusia kishte planifikuar një ofensivë të gjerë, por nuk arriti pothuajse asnjë nga objektivat e shpallura.

Edhe analistë të pavarur ushtarakë kanë vlerësuar se përparimi i trupave ruse gjatë këtij viti ka qenë i ngadaltë.

Sipas Syrskyit, forcat ukrainase kanë arritur së fundmi të rimarrin pothuajse po aq territor sa kanë humbur në sektorë të tjerë të frontit.

Ai pretendoi se Rusia ka humbur mesatarisht rreth 32 mijë ushtarë të vrarë ose të plagosur rëndë çdo muaj, megjithëse këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Objektivi i Kievit, sipas komandantit ukrainas, është t’u shkaktojë njësive ruse humbje më të mëdha sesa Moska të jetë në gjendje të zëvendësojë me përforcime.

Nga ana tjetër, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se rreth 210 mijë qytetarë rusë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

Megjithatë, analistët kanë shprehur dyshime mbi këtë shifër.

Sipas portalit të pavarur rus “Verstka”, numri i vullnetarëve që janë regjistruar për ushtrinë ka rënë me rreth një të tretën gjatë vitit 2026, pavarësisht bonuseve rekord financiare, duke zbritur në më pak se 30 mijë rekrutë në muaj.

Ndërkohë, video të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ku shfaqeshin burra të rekrutuar me forcë në qytetin rus Penza, kanë nxitur reagime të shumta, duke sugjeruar se problemet me mobilizimin nuk janë më vetëm një sfidë për Ukrainën./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.