☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Të paktën 67 viktima në Ceuta, Spanja kthen mijëra emigrantë në Marok

– Numri i viktimave në krizën kufitare mes Spanjës dhe Marokut në enklavën spanjolle të Ceutës ka arritur në 67, njoftuan sot autoritetet spanjolle, sipas AP.

Sipas qeverisë spanjolle, viktimat humbën jetën nga mbytja në det dhe nga shtypja në turmë, gjatë përpjekjeve për të kaluar digën mbrojtëse në kufi.

Rreth 60 mijë emigrantë hynë në Ceuta nga e enjtja deri të premten, duke kaluar kufirin me Marokun.

Si përgjigje, Spanja ka vendosur të ndërtojë një barrierë mbrojtëse 500 metra të gjatë, në zonën e digës që shtrihet në det.

Ministria e Brendshme e Spanjës bëri të ditur se shumica e emigrantëve janë kthyer tashmë në Marok, ndërsa disa persona që arritën sot me not në plazhin Tarajal, u shoqëruan nga ushtarët dhe u kthyen sërish përtej kufirit.

Pas disa ditësh kaosi, situata në Ceuta është qetësuar disi, megjithatë autoritetet theksojnë se jeta në qytet ende nuk i është kthyer normalitetit.

Presidenti i Ceutës, Juan Jesus Vivas, deklaroi se procesi i kthimit të emigrantëve po vazhdon, por duhet të përfundojë që qyteti të rikthehet plotësisht në normalitet.

Megjithatë, disa emigrantë kanë vendosur të qëndrojnë në Ceuta, duke deklaruar se nuk kanë ndërmend të kthehen në Marok, pavarësisht kushteve të vështira. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.