☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.69 ▲0.75%
ARI 4,398 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,355 ▲ +0.23% ETH $1,912 ▲ +0.82% XRP $1.0007 ▲ +0.53% SOL $76.9400 ▲ +1.45%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.69 ▲0.75 % ARI 4,398 ▼0.5 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.69 ▲0.75 % ARI 4,398 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina godet terminalet e naftës pranë Shën Peterburgut, Rusia bombardon Sumy

KIEV/MOSKË, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Ukraina ka ndërmarrë një tjetër sulm me dronë ndaj objekteve të naftës në brigjet ruse të Detit Baltik, pranë Shën Peterburgut, ndërsa Rusia vazhdoi bombardimet në Ukrainë, duke goditur qytetin verilindor të Sumyt me pasoja të rënda për civilët.

Guvernatori i rajonit të Shën Peterburgut, Aleksandr Drozdenko, tha se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 67 dronë ukrainas.

Sipas tij, mbetjet e disa dronëve ranë në portin e Vysotskut, ku ndodhet një terminal i madh për ngarkimin e naftës.

Në rrjetet sociale ruse dhe ukrainase u publikuan video që pretendojnë se është goditur edhe porti i naftës në Shën Peterburg, megjithëse autoritetet e qytetit nuk e kanë konfirmuar një informacion të tillë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës janë rrëzuar gjithsej 389 dronë ukrainas në territorin rus.

Sulmi vjen një muaj pasi Ukraina shkaktoi zjarr në depozitat e naftës në portin e Shën Peterburgut, pak para nisjes së forumit ekonomik ndërkombëtar të drejtuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Ndërkohë, në Ukrainë, të paktën katër persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën nga një sulm ajror rus mbi qytetin e Sumyt, njoftoi presidenti Volodymyr Zelensky.

Sipas autoriteteve rajonale, avionët rusë hodhën gjashtë bomba të drejtuara mbi qendrën e qytetit. Disa persona besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet.

Sulmet e ndërsjella tregojnë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të përshkallëzohet, me të dyja palët që godasin objektiva strategjike dhe zona të banuara, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për arritjen e një armëpushimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.