🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.62 ▲0.17%
ARI 3,964 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▼ -1.64% ETH $2,260 ▼ -1.35% XRP $1.2501 ▼ -0.61% SOL $92.4100 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina godet “Wildberries”, gjigantin e shitjeve online në Rusi

– Sulmet ukrainase me dronë ndaj magazinave të mëdha ruse të “Wildberries”, platforma më e madhe e shitjeve online në Rusi (e ngjashme me “Amazon”), kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sipas AP.

Dronët ukrainas goditën fillimisht gjatë fundjavës, magazinat e kompanisë në “Elektrostal”, pranë Moskës, dhe në rajonin e Tambovit.

Ditën e djeshme u sulmuan edhe dy magazina të tjera në rajonet jugore Krasnodar dhe Stavropol, ku një person humbi jetën dhe 14 të tjerë u plagosën.

Kievi tha se këto sulme janë pjesë e operacionit ajror brenda territorit rus, me synim dobësimin e ekonomisë së luftës së Moskës dhe rritjen e kostos së pushtimit për qytetarët rusë.

Çfarë është “Wildberries”?

“Wildberries” u krijua në vitin 2004 nga Tatyana Kim, atëherë mësuese dhe nënë e re, fillimisht si një dyqan online për veshje.

Me kalimin e viteve u shndërrua në platformën më të madhe të tregtisë elektronike në Rusi, ku shesin mijëra biznese të mëdha dhe të vogla.

Kompania merret me ruajtjen, transportin dhe shpërndarjen e produkteve te klientët në të gjithë vendin.

Sipas “Forbes Russia”, pasuria e themelueses Kim u vlerësua në rreth 8,1 miliardë dollarë në prill.

Platforma shet një gamë të gjerë produktesh: veshje, libra, kozmetikë, lodra, pajisje shtëpiake, artikuj sportivë etj.

Në vitin 2021, Kim bleu një bankë të vogël dhe krijoi “Wildberries Bank”, e cila më pas u përfshi nga sanksionet e Britanisë së Madhe dhe Bashkimi Evropian.

Sulmet ndaj “Wildberries” shënojnë një përshkallëzim të strategjisë së Ukrainës, për të goditur objektiva ekonomike brenda Rusisë, duke synuar sektorë që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.