☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,534 ▲0.67%
DOW 52,908 ▲0.01%
NASDAQ 26,153 ▲1.24%
NAFTA 68.39 ▼0.44%
ARI 4,161 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $63,707 ▲ +1.69% ETH $1,792 ▲ +1.09% XRP $1.1517 ▲ +1.49% SOL $82.0100 ▲ +1.14%
S&P 500 7,534 ▲0.67 % DOW 52,908 ▲0.01 % NASDAQ 26,153 ▲1.24 % NAFTA 68.39 ▼0.44 % ARI 4,161 ▲0.86 % S&P 500 7,534 ▲0.67 % DOW 52,908 ▲0.01 % NASDAQ 26,153 ▲1.24 % NAFTA 68.39 ▼0.44 % ARI 4,161 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina paralajmëron për mungesë raketash mbrojtëse, 22 të vrarë në Kiev

– Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se, një mungesë e madhe e raketave mbrojtëse, bëri që asnjë nga 23 raketat balistike, të lëshuara nga Rusia drejt Kievit, natën e djeshme, të mos neutralizohej, raportoi BBC.

Sipas autoriteteve ukrainase, 15 persona humbën jetën në Kiev, ndërsa 7 të tjerë u vranë në rajonin përreth, duke e çuar numrin e viktimave në 22.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve që në samitin e kësaj jave të NATO-s, të marrin “vendime të forta” për t’i siguruar Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Pas sulmit, Zelensky tha se ushtria ukrainase arriti të rrëzonte raketat kruz dhe dronët, por nuk mundi të ndalonte asnjë raketë balistike.

Sipas tij, sulmi rus përfshiu 68 raketa dhe 351 dronë sulmues.

Forcat Ajrore ukrainase njoftuan se rrëzuan ose neutralizuan 37 raketa dhe 326 dronë, por asnjë nga raketat balistike.

Zelensky paralajmëroi se, Rusia do të vazhdojë të godasë zona të banuara, për sa kohë raketat mbrojtëse “Patriot”, mbeten në depot e aleatëve të Ukrainës.

Shkatërrime të mëdha në Kiev

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan gjatë gjithë natës në kryeqytetin ukrainas.

Të paktën tre pallate banimi u shembën pjesërisht, ndërsa disa prej tyre u goditën drejtpërdrejt nga raketat.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave njoftoi se 56 persona u plagosën në Kiev, mes tyre shtatë fëmijë, ndërsa 29 të tjerë u plagosën në rajonin e Kievit, përfshirë katër punonjës të ekipeve të shpëtimit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë persona, nën rrënoja me ndihmën e qenve të trajnuar dhe vinçave që largojnë pllakat e betonit.

Sulme dhe kundërsulme

Pak orë para sulmit, Zelensky kishte paralajmëruar se Moska po përgatiste një tjetër sulm masiv ndaj Kievit.

Ndërkohë, Ukraina vazhdoi sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

Ushtria ukrainase tha se kishte goditur tre rafineri nafte në Rusi, përfshirë më të madhen në Omsk, rreth 2,400 kilometra larg kufirit ukrainas.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se Ukraina lëshoi 625 dronë me rreze të gjatë veprimi, nga të cilët forcat ruse pretenduan se rrëzuan 613.

Në prag të samitit të NATO-s në Ankara, Zelensky tha se është “jetike” që SHBA-ja dhe partnerët evropianë, të marrin vendime konkrete për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se nevoja urgjente e Ukrainës për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, do të jetë një nga temat kryesore të samitit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.