🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.85 ▼1.44%
ARI 4,148 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,484 ▲ +4.93% ETH $2,426 ▲ +7.43% XRP $1.3102 ▲ +3.8% SOL $96.2400 ▲ +5.32%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zelensky pret Vuçiçin në Ukrainë, diskutojnë integrimin evropian dhe luftën

– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të samitit të Nismës së Integrimit të Karpateve, që u zhvillua në Ukrainën perëndimore, sipas “Reuters”.

Sipas presidencës ukrainase, gjatë takimit, të dy liderët diskutuan marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së Zelensky në Serbi në gusht, si dhe procesin e integrimit evropian të Ukrainës dhe Serbisë.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte situata e krijuar nga sulmet ruse ndaj Ukrainës.

Të dy presidentët ranë dakord të vazhdojnë dialogun dypalësh.

Takimi u zhvillua në kuadër të samitit të parë të formatit “Tetëshja e Karpateve” (C8), një nismë e re që synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit në fusha si siguria, energjia, transporti, logjistika dhe ekonomia.

Në samit morën pjesë përfaqësues të Austrisë, Polonisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovakisë dhe Ukrainës, ndërsa formati synon të lidhë më ngushtë vendet e rajonit të Karpateve dhe fqinjët e tyre evropianë.

Duke folur për nismën, Zelensky deklaroi se bashkëpunimi rajonal duhet të ndihmojë në forcimin e sigurisë, energjisë, logjistikës dhe lidhjeve ekonomike ndërkufitare.

Presidenti ukrainas e lidhi gjithashtu këtë bashkëpunim me perspektivën evropiane të vendeve pjesëmarrëse, duke theksuar se Ukraina dhe Serbia synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Samiti zhvillohet në një kohë kur Ukraina vijon të përballet me sulme ruse dhe përpjekje për forcimin e bashkëpunimit të sigurisë me vendet evropiane. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.