☁️
Tiranë 18°C · Vranët 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.92 ▲0.2%
ARI 3,888 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,579 ▼ -3.94% ETH $1,910 ▼ -4.22% XRP $1.0024 ▼ -2.04% SOL $76.0500 ▼ -5.4%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,888 ▲0.06 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,888 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

Ernest Muçi “thumbon” Silvinjon dhe jo vetëm, ylli i Kombëtares: Kam kaluar shumë, tani…

Nga Emanuel Loci, Panorama Sport

Duhet të vinte viti 2026 dhe një edicion i Ligës së Kombeve, që te Kombëtarja të kuptonin potencialin e Ernest Muçit. Ylli pogradecar i shënoi supergol Finlandës, për të hapur rrugën e fitores 2-0.

Muçi la shumë të kuptohet në prononcimin pas ndeshjes. Vështirësi të mëdha e kanë shoqëruar, teksa më parë preferohej vetëm në stol.

A është ky më i mirë me Kombëtaren?

“Për mua po besoj. Ky është momenti që ndiej besim nga shokët e ekipit, nga trajneri dhe tifozët. Kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë. Jam shumë i lumtur që jemi në këtë pozicion”.

Muçi ka fituar statusin e titullarit të padiskutueshëm te Kombëtarja. Fillimisht goli ndaj Bjellorusisë dhe së fundmi ndaj Finlandës, kanë pasur shumë rëndësi për të qenë në krye të grupit C1.

Nga ana e Muçit janë 5 gola deri tani si kuqezi. Shifra e pazakontë është se regjistron vetëm 748 minuta në 22 ndeshje. Mundësinë e debutimit ia dha trajneri Reja, i cili nuk e llogariti më pas. Situata mjaft shqetësuese ishte nën drejtimin e Silvinjos, ku pati 3 gola. Tekniku brazilian i besoi vetëm 337 minuta në plot 15 herë që e aktivizoi. Para shtatorit të këtij viti, Muçi nuk ka pasur asnjëherë besimin e duhur te Kombëtarja.

Silvinjo shkroi një periudhë të artë nën drejtimin e Shqipërisë. Fakt është se disa lojtarë që janë shumë të vlerësuar edhe jashtë Shqipërisë, kanë shprehur pakënaqësi. Këtu përmendim Mirlind Dakun, Ardian Ismajlin dhe Ernest Muçin ndër të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.