🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.92 ▲0.2%
ARI 3,888 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,493 ▼ -3.09% ETH $1,905 ▼ -3.69% XRP $0.9977 ▼ -1.58% SOL $75.9000 ▼ -4.67%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,888 ▲0.06 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,888 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

174 ndeshje me Egnatian, Medeiros simboli i kampionëve

Egnatia pret të marrë një tjetër impuls në vazhdimësinë e sezonit dhe një nga shpresat kryesore për këtë është Fernando Medeiros. Mesfushori brazilian po kalon një moment gjithnjë e më pozitiv, ndërsa rikthimi i tij në formën më të mirë shihet si një lajm i rëndësishëm për skuadrën rrogozhinase.

Paraqitjet e fundit në kampionat kanë treguar shenja të një Egnatie më konkurruese, ndërsa kontributi i Fernandos mund të jetë një element shtesë për të mbajtur këtë ritëm dhe i marrë maksimumin edhe në grupet e Konferencë Ligë. Cilësitë teknike, eksperienca dhe aftësia për të krijuar lojë e bëjnë atë një futbollist me peshë të veçantë në mekanizmin e skuadrës.

MË I AKTIVIZUARI – Kur mbërriti në Rrogozhinë në vitin 2022, Fernando Medeiros ishte një bast për klubin, pa e ditur askush se me kalimin e kohës do të shndërrohej në një nga futbollistët më të rëndësishëm të historisë së Egnatias së rilindur.

Braziliani 30-vjeçar ka regjistruar plot 174 prezenca me fanellën e rrogozhinasve, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje në këtë periudhë të klubit. Pra, koha e “artë” e rrogozhinasve kur nisën fitimin e trofeve dhe dominimin e futbollit shqiptar. Një shifër që flet qartë për vazhdimësinë dhe rëndësinë e tij, sidomos në një skuadër që ka kaluar një transformim të madh dhe ka arritur të ngjitet në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

PERFORMANCAT – Kontributi i Fernandos nuk matet vetëm me numrin e ndeshjeve. Në 174 prezencat e tij, braziliani ka realizuar 26 gola dhe ka dhënë 37 asiste, duke qenë një pikë referimi në lojën ofensive të Egnatias.

Shifra që tregojnë se ai nuk është thjesht një mesfushor që ndihmon në organizimin e lojës, por edhe një futbollist që di të bëjë diferencën në momentet vendimtare. Një tjetër detaj interesant është fakti se në gjithë këto takime nuk ka marrë asnjëherë karton të kuq, duke dëshmuar edhe vazhdimësinë e tij në dispozicion të skuadrës.

Mes rrugëtimit të tij me Egnatian pati edhe një shkëputje, kur braziliani provoi për gjashtë muaj një eksperiencë në kampionatin azerbajxhanas me Sumgaitin. Megjithatë, aventura jashtë Shqipërisë nuk zgjati shumë dhe braziliani zgjodhi të rikthehej sërish në Rrogozhinë, aty ku kishte gjetur ambientin e duhur për të treguar vlerat e tij.

Një rikthim që konfirmoi lidhjen e krijuar me klubin dhe rëndësinë që ai ka në projektin e Egnatias. Tashmë, me rikthimin gradual në formën e tij më të mirë, Medeiros shihet si një nga armët që mund t’i japë skuadrës një tjetër shtysë në kampionat, por sidomos edhe në Europë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.