☁️
Tiranë 16°C · Vranët 05 May 2026
S&P 500 7,267 ▲0.92%
DOW 49,292 ▲0.71%
NASDAQ 25,346 ▲1.11%
NAFTA 102.13 ▼4.03%
ARI 4,570 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $81,532 ▲ +1.72% ETH $2,373 ▲ +0.46% XRP $1.4112 ▲ +0.47% SOL $85.7900 ▲ +1.26%
S&P 500 7,267 ▲0.92 % DOW 49,292 ▲0.71 % NASDAQ 25,346 ▲1.11 % NAFTA 102.13 ▼4.03 % ARI 4,570 ▲0.81 % S&P 500 7,267 ▲0.92 % DOW 49,292 ▲0.71 % NASDAQ 25,346 ▲1.11 % NAFTA 102.13 ▼4.03 % ARI 4,570 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Rajoni

Formohet qeveria e re e Malit të Zi me kryeministër Zdravko Krivokapiq

Kryeministri i sapozgjedhur, Krivokapiq, njoftoi para betimit, se Qeveria e tij përgjatë mandatit prej katër vjetësh, do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.

“Ne, të gjithë duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, që qytetarët të ndihen më mirë dhe që Mali i Zi të transformohet në çdo kuptim. Kjo qeveri do të jetë shërbyese vetëm e qytetarëve. Kjo është Qeveria e viktimave, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar më të mirën e përbashkët. Të gjithë ministrat janë gjithashtu viktima për të gjithë. Ne gjendemi në një situatë ku çdo ditë është e çmuar. Gjëja më e rëndësishme është që fitorja e 31 deputetëve u shpreh sot, dhe kjo është fitorja e njerëzve dhe qytetarëve. Përjetoni këtë si një masë të së ardhmes sonë të re, “tha Krivokapiq para votimit.

Qeveria e re do të ketë një nënkryetar dhe 12 ministra.

Dritan Abazoviq nga URA, u zgjodh i vetmi nënkryetar, kështu që, meqenëse Alleksa Beçiq, nga demokratët u zgjodh më parë kryetar i parlamentit, tre udhëheqësit e koalicionit fitues zunë pozicionet kryesore në vend. Sigurisht, duke mos llogaritur pozicionin e kreut të shtetit, i cili i mbetet udhëheqësit të DPS-së, Millo Gjukanoviq, mandati i të cilit zgjat deri në 2023.

Qeveria e re u mbështet nga deputetët e partisë nga lista “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA. Kundër qeverisë së re ishin partitë opozitare DPS, Socialdemokratët, Partia Social-Demokrate, dy parti kombëtare shqiptare dhe Partia Boshnjake.

Gjatë debatit përgjatë tri ditëve, kritika të shumta u bënë nga opozita ndaj programit dhe përbërjes së qeverisë së re dhe vetë kryeministrit, por edhe nga pjesa dominuese e shumicës parlamentare, e cila votoi pro-kabinetit të Krivokapiq.

Partitë e opozitës vlerësuan se Qeveria Krivokapiq është teokratike, e përbërë në Kishën Ortodokse Serbe (SOC), qe është monoteiste dhe mono-etnike, se nuk është qeveri e ekspertëve ose evropiane.

Megjithëse zgjedhja e tij u mbështet nga partitë e koalicionit fitues, kryesisht nga Fronti Demokratik, ata e kundërshtuan Krivokapiqin për mosndarjen e vendeve ministrore midis partive, sipas përqindjes së votave të fituara, duke besuar se ai me propozimin për t’i bërë ministrat persona relativisht të panjohur e pa përvojë politike, tradhëtoi votuesit.

Ministrat e rinj janë figura jopartiake.

Synimi i Krivokapiqit ishte të krijonte një qeveri të ekspertëve që do të përballej me problemet e akumuluara në Malin e Zi – duke e trajtuar gjendjen me COVID-19 dhe duke u përballur me pasojat e krizës ekonomike. Duke ulur numrin e ministrive në 12, kryeministri paralajmroi racionalizimin e administratës shtetërore.

Shumica e ministrave janë të rinj me arsimim të lartë, relativisht të panjohur për publikun e gjerë, të paktën gjysma e të cilëve janë afër Kishës Ortodokse Serbe.

Me sugjerim të Kishës Ortodokse Serbe, Krivokapiqi ishte në krye të listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e cila dominohet nga Fronti Demokratik Pro-Serb.

Me dy koalicionet e tjera civile të drejtuara nga Alleksa Beçiqi i demokratëve dhe Dritan Abazoviq i Lëvizjes Qytetare URA (Veprimi i Bashkuar i Reformës), ata fituan një shumicë të ngushtë prej 41 nga 81 deputetët në parlamentin malazias në zgjedhjet e gushtit. Me këtë, pas tri dekadash, ndryshoi Qeveria në Mal të Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.