🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 21 April 2026
S&P 500 7,123 ▲0.19%
DOW 49,628 ▲0.38%
NASDAQ 24,479 ▲0.3%
NAFTA 87.85 ▲0.49%
ARI 4,791 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,384 ▲ +1.33% ETH $2,322 ▲ +0.8% XRP $1.4415 ▲ +1.09% SOL $86.7000 ▲ +1.63%
S&P 500 7,123 ▲0.19 % DOW 49,628 ▲0.38 % NASDAQ 24,479 ▲0.3 % NAFTA 87.85 ▲0.49 % ARI 4,791 ▼0.79 % S&P 500 7,123 ▲0.19 % DOW 49,628 ▲0.38 % NASDAQ 24,479 ▲0.3 % NAFTA 87.85 ▲0.49 % ARI 4,791 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Bota

“Fort Trump” në Poloni?

Askund tjetër në Evropë nuk gëzojnë SHBA një simpati si në Poloni. Ka të bëjë me historinë, me Rusinë dhe me një porcion mosbesimi përballë NATO-s. Polonia kërkon ushtarë të SHBA – është e gatshme të paguajë për këtë.

Andrzej Duda e di si mund t’i marrësh me të mirë mikpritës snobë. Në vizitën në Shtëpinë e Bardhë në fillim të javës, Presidenti i shtetit polak e përmblodhi me dy fjalë: “Fort Trump”.  Në mënyrë kaq folklorike dëshiron ta emërtojë Polonia atë që kërkon nga SHBA: ushtarë amerikanë në Poloni, në mënyrë të përhershme dhe më e mira që të formojnë një divizion.

“Sjellja agresive e Rusisë” është një shqetësim i madh për Poloninë, tha Duda në Uashington. Edhe Trumpi kështu mendon. Frikërat ekzistojnë me hak. Për Presidentin e SHBA polakët janë evropianët e vërtetë shembullorë. Ata i mbështesin rezervat e tij për Moskën, nuk kanë besim te aleancat shumënacionale si BE dhe NATO dhe do të preferonin që të bënin një marrëveshje ushtarake direkt me SHBA. Jo si shërbim miqësor, por me para në dorë. Tinguj violine këta në veshët e Trumpit, i cili evropianoperëndimorët – veçanërisht gjermanët – i konsideron parazitë të NATO-s, të cilët duan të mbrohen nga Amerika e fortë, por që i lënë vetes kohë kur vjen puna për të përcjellë paratë.

Si ndihet Polonia dhe një plan

Polonia, në skajin periferik lindor të Evropës, de facto një pararojë e BE përballë Rusisë së fuqishme, ka një nevojë të theksuar për siguri, të kushtëzuar nga historia. Tri ndarje në histori dhe një jetë prej dekadash vasali nën yllin e kuq e mbajnë vendin në epokën e Putinit në qëndrim të vazhdueshëm gatitu. Thuajse me entuziazëm e pritën polakët mbërritjen e 3500 ushtarëve amerikanë në Zagan të Silezisë, vetëm 100 kilometra larg kufirit me Gjermaninë. Bashkë me ta qenë 87 tanke dhe 400 xhipa “Humvee”. Një kontigjent rotacioni në kuadër të aksionit të NATO-s, “Atlantic Resolve”, që zëvendësohet çdo nëntë muaj nga ushtarë të shteteve të tjera të NATO-s.

Kjo nuk është e mjaftueshme për ndjenjën e sigurisë së polakëve. Qevera nacionalkonservatore PiS në Varshavë kërkon prani të përhershme dhe para së gjithash ushtarë amerikanë.Këtë qeveria polake ka kohë që e kërkon në traditën më të mirë lobiiste.

Një dokument me titullin “Propozim për një prani të përhershme të SHBA në Poloni” po qarkullon te nëpunësit e qeverisë, të Kongresit dhe në qendrat kërkimore në SHBA. Konkretisht bëhet fjalë për një divizion të plotë të blinduar.

Përmbajtje në Berlin

Në Berlin këmbënguljen polake për praninë e SHBA e ndjekin të distancuar deri në kritikë. Në pikëpamjen e politikës së sigurisë, “një prani e përhershme e SHBA në Poloni do t’i shtonte edhe më tej tensionet midis NATO-s dhe Rusisë”, i thotë DW eksperti për politikën e jashtme i socialdemokratëve (SPD), Rolf Mützenich.

Ngjashëm e sheh këtë ish-oficeri i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë gjermane dhe deputet i CDU-së Roderich Kiesewetter. Vërtet që takimi i nivelit të lartë të NATO-s në korrik përforcoi që do të rritet aftësia mbrojtëse dhe e reagimit, por “stacionimi i përhershëm në Poloni…sipas të gjitha gjasave do të ishte në kundërshtim me Aktin Themelor Nato-Rusi”, i thotë ai DW.

Rusia reagon deri tani e përmbajtur ndaj planeve të “Fort Trumpit” të Polonisë. Por parimisht NATO-ja vështrohet në Moskë si kërcënim.

SHBA duan partnerë që paguajnë, Polonia është e gatshme

Por planet nuk janë fakte. “Nuk besoj se ministria amerikane e Mbrojtjes është e entuziazmuar”, thotë ekspertja ushtarake e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkomnëtare (CSIS), Heather Conley.

Edhe nëse Trumpi i vlerëson polakët si “shpirtin e Evropës”, dhe të dojë ta plotësojë dëshirën e Varshavës, kongresi i SHBA do të ketë mundësi të thotë një fjalë. Edhe Pentagoni do të “shtrojë disa pyetje shumë të rëndësishme”, thotë Conley.

Tema ushtarë të SHBA në kufirin lindor të Polonisë nuk përshtatet si duhet as me prioritetet politike të Trumpit. Në Aleancën Mbrojtëse Atlantikoveriore ai synon ta zvogëlojë rolin e SHBA dhe të angazhojë më shumë partnerë të tjerë. Me marrëveshjen me Poloninë, SHBA do të ishin pa pritur edhe më fort përgjegjëse se deri tani për sigurinë në kufirin lindor të NATO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.