☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,802 ▲ +0.89% ETH $1,914 ▲ +2.36% XRP $1.1036 ▲ +0.47% SOL $75.3700 ▲ +1.52%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Kosova

Franca dhe Belgjika kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve si dhe ministri belg për Emigracion, Theo Francken kanë kundërshtuar heqjen e vizave për disa shtete, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Madje, siç raporton BBC, Bashkimi Evropian është duke shikuar për krijimin e mekanizmave që urgjentisht do të suspendojnë liberalizimin e vizave në rast abuzimi. Vetëm pas krijimit të një mekanizmi të tillë, mund të negociohet heqja e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën.

Përfshirë edhe Kosovën, BBC në versionin ukrainas ka raportuar se BE-ja nuk do të heq vizat për Ukrainën në muajt dhe javët e ardhshme.

“Nuk mund ta kemi në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë e Kosovën në javët dhe muajt e ardhshëm. Franca nuk e dëshiron këtë”, ka thënë ministri Cazeneuve.

Deklaratat janë bërë dje gjatë samitit të Këshillit të Evropës, ku ministrat evropian diskutuan rreth liberalizimit të vizave për Turqinë.

Sipas BBC-së, komentet e minsitrit francez janë mbështetur nga zyrtarë të tjerë pjesëmarrës në këtë samit.

Ndërsa, ministri belg ka thënë se liberalizimi i vizave për Ukrainën, Kosovën dhe Gjeorgjinë nuk është ide e mirë.

“Duke pasur parasysh krizën aktuale me migrantë, kriza më e madhë që nga përfundimi i Luftës së ll-të Botërore, liberalizimi i vizave për Ukrainën, Kosovën e Gjeorgjinë nuk do të ishte ideja më e mirë. Faktori kohë luan një rol të madh në politikë”, është shprehur ai.

Zyrtarë ukrainas kishin thënë se liberalizimi i vizave për shtetin e tyre po shkonte sipas planit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.