🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 101.85 ▲0.67%
ARI 4,623 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $81,565 ▲ +2.47% ETH $2,292 ▲ +1.1% XRP $1.4970 ▲ +4.59% SOL $92.4600 ▲ +1.37%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.85 ▲0.67 % ARI 4,623 ▼1.34 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 101.85 ▲0.67 % ARI 4,623 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Arnault dhe Pinault dhurojnë 300 milionë euro për Notrë Dam

Familjet Arnault dhe Pinault, dy prej më të pasurave në Francë, njoftuan se do të dhurojnë respektivisht 200 dhe 100 milion euro për rikonstruktimin e katedrales Notrë Dam në Paris që u përfshi nga flakët.

 Të martën në mëngjes, grupi i luksit LVMH, numri një në botë dhe familja Arnault kanë deklaruar se do të dhurojnë 200 milionë euro për fondin e dedikuar rikonstruktimit të Notrë Damit.

« Familja Arnault dhe grupi LVMH, të solidarizuar me këtë tragjedi kombëtare, do t’i bashkohen rindërtimit të kësaj katedraleje të jashtëzakonshme, simbol të Francës, të  trashëgimisë dhe unitetit të saj », thanë ata.

Grupi dhe familja e Bernard Arnault – më e pasura në Francë – do të dhurojë një shumë totale prej 200 milionë eurosh në fondin e dedikuar për rindërtimin e kësaj vepre arkitekturore, e cila është pjesë e historisë së Francës.

LVMH-ja, që zotëron rreth 70 marka si Louis Vuitton, Christian Dior, Sephora dhe shampanjën Dom Perignion, ka thënë gjithashtu se nga njëra anë do të vërë në dispozicion të shtetit dhe instancave përkatëse të gjithë ekipin e saj krijues, arkitekturor dhe financiar për të ardhur në ndihmë gjatë punës së rindërtimit si edhe do të mbledhë fonde nga ana tjetër.

Grupi i fuqishëm me rreth 70 marka – Louis Vuitton, Christian Dior, Fendi, Sephora, Dom Perignon dhe Hennessy – arriti një rekord në vitin 2018 me shitje që arritën shifrën 46,8 miliardë euro.

Nga ana e saj, familja e industrialistëve francezë Pinault, që kryeson grupin luksoz Kering, njoftoi të hënën në mbrëmje se do të jepte 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales nëpërmjet kompanisë së saj të investimeve ”Artemis”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.