🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.62 ▲0.17%
ARI 3,964 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▼ -1.64% ETH $2,260 ▼ -1.35% XRP $1.2501 ▼ -0.61% SOL $92.4100 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Parlamenti miraton projektligjin për vdekjen e asistuar

– Asambleja Kombëtare e Francës miratoi dje në mbrëmje, përfundimisht një projektligj, që u lejon të rriturve me sëmundje të pashërueshme të marrin medikamente vdekjeprurëse, duke i dhënë fund një debati disa-vjeçar mbi kujdesin në fund të jetës, sipas AP.

Megjithatë, votimi me 291 vota pro dhe 241 kundër në Dhomën e Ulët të parlamentit, nuk do të thotë se ligji hyn menjëherë në fuqi.

Teksti do t’i nënshtrohet një shqyrtimi për të përcaktuar nëse është në përputhje me Kushtetutën franceze.

Asambleja Kombëtare miratoi masën, pasi e mbështeti atë edhe në tre shqyrtime të mëparshme.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e prezantoi këtë nismë, më shumë se tre vjet më parë.

“Në vitin 2022, u zotova para popullit francez se do t’i hapja rrugën këtij ndryshimi ligjor. Me seriozitet, përulësi dhe respekt të plotë për demokracinë tonë, ky zotim është përmbushur”, shkroi Macron në një mesazh të publikuar në platformën X.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, vdekja e asistuar, është e disponueshme për rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën.

Eutanazia është e ligjshme në disa vende, nën kushte të caktuara, ndërsa vetëvrasja e asistuar mjekësisht, lejohet në vende të tjera dhe në disa shtete të SHBA-së.

Franca, e cila ka një popullsi gjithnjë e më të plakur, po përballet me një rritje të numrit të pacientëve, që kanë nevojë për kujdes për sëmundje kronike.

Si një vend me traditë të fortë katolike, Franca ka debatuar prej vitesh për çështjet ligjore, mjekësore, morale dhe fetare që lidhen me fundin e jetës.

Ligji aktual, lejon që mjekët të mbajnë pacientët me sëmundje terminale në një gjendje sedacioni të thellë para vdekjes, por nuk lejon as vetëvrasjen e asistuar dhe as eutanazinë.

Shumë francezë, kanë udhëtuar drejt vendeve fqinje, ku këto procedura janë të ligjshme.

Vetëvrasja e asistuar mjekësisht, nënkupton që pacienti merr vetë, me vullnetin e tij, një medikament vdekjeprurës, të rekomanduar nga mjeku.

Eutanazia ndodh kur, mjeku ose një profesionist tjetër shëndetësor i administron pacientit një injeksion vdekjeprurës, me kërkesën e vetë pacientit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.