☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.16 ▼0.59%
ARI 4,030 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,352 ▲ +0.17% ETH $2,332 ▲ +-0% XRP $1.3113 ▲ +1.17% SOL $101.0100 ▼ -0.39%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.16 ▼0.59 % ARI 4,030 ▼0.21 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.16 ▼0.59 % ARI 4,030 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Frika nga kursi, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Shqiptarët po zgjedhin të ruajnë kursimet me monedhën vendase. Depozitat në lek u rritën me 13.5%, ndërsa ato në valutë me 10.5%, duke bërë që leku të zërë për herë të parë në një dekadë mbi 50% të totalit.

Zhvlerësimi i euros po shoqërohet me një ndryshim në vendimmarrjen e qytetarëve për sa u përket kursimeve të tyre. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në lek janë rritur ndjeshëm, ndërsa kanë rënë ato në euro.

Depozitat në lek u përshpejtuan në 13.5% vit mbi vit, në reflektim të ndërmjetësimit financiar më të thelluar në monedhën vendase nga ana e bankave, zgjerimit të ofertës monetare në lek, si dhe prirjes së vazhdueshme të agjentëve ekonomikë për t’i mbajtur ose investuar kursimet e tyre përmes sistemit bankar.

Nga ana tjetër, depozitat në valutë u rritën më ngadalë, në një ritëm vjetor prej 10.5%. Zgjerimi vjetor i depozitave në valutë është mbështetur nga kontributi më i lartë i depozitave të bizneseve, në linjë me rritjen e aktivitetit turistik dhe hyrjet e valutës në vend.

Prej më shumë se një viti, depozitat në lek po rriten më shpejt se ato në valutë, duke sjellë një zhvendosje në strukturën e depozitave, ku për herë të parë në dekadën e fundit, depozitat në lek zënë peshën më të madhe, rreth 50.1% të totalit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.