☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,795 ▼ -3.15% ETH $2,269 ▼ -3.89% XRP $1.2473 ▼ -6.06% SOL $96.7000 ▼ -5.62%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Fundjava e kuqezinjve/ Laçi, Seferi dhe Hoxha shënojnë për klubet e tyre

Sezoni i ri ka nisur me sinjale pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane. Në javët e para të sezonit të ri, disa prej legjionarëve kuqezi kanë lënë menjëherë gjurmën e tyre, duke u bërë protagonistë me gola dhe asiste, ndërsa të tjerë kanë nisur aventurat e reja si titullarë me skuadrat e tyre.

Në Turqi, Qazim Laçi ishte heroi i Rizespor në javën e parë të kampionatit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen si titullar ndaj Konyaspor dhe realizoi golin e fitores 1-0 në minutën e 97-të. Laçi ekzekutoi saktë penalltinë e akorduar në shtesë, duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikët në startin e sezonit.

Edhe Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë eksperiencën e tij me Kayserispor. Pas dy golave në javën e parë, sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në përballjen ndaj Sivasspor, duke shënuar golin e dytë të skuadrës së tij pas një aksioni të shpejtë në fundin e pjesës së parë.

Në Kroaci, Arbër Hoxha realizoi golin e tij të parë për sezonin e ri me Dinamo Zagrebin. Sulmuesi kuqezi shënoi në fitoren 4-0 ndaj Rudesit, duke vulosur një paraqitje të mirë të kampionëve kroatë.

Një nisje pozitive ka pasur edhe Mario Mitaj, i cili në ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Genoas regjistroi menjëherë një asist. Mbrojtësi i Kombëtares kontribuoi në suksesin 4-1 ndaj Ascolit në Kupën e Italisë, duke asistuar për golin e Marcandallit.

Në Poloni, Juljan Shehu regjistroi asistin e parë të sezonit me Widzew Łódź. Mesfushori shqiptar ishte protagonist në aksionin që solli golin e avantazhit ndaj Korona Kielce.

Një tjetër legjionar që ka nisur të lërë shenjë në ekipin e tij të ri është Mirlind Daku. Sulmuesi shqiptar u aktivizua si titullar për herë të parë me Spartak Moscoë dhe dha menjëherë kontribut në fitoren ndaj Baltikës 2-1, duke asistuar për Ugalden që në minutën e 20-të.

Përveç protagonistëve me gola dhe asiste, në fushë janë shfaqur si titullarë edhe Simon Simoni, Klisman Cake, Stavro Pilo, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami dhe Rey Manaj, duke nisur kështu angazhimet e tyre në kampionatet respektive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.