☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,300 ▼ -0.64% ETH $2,243 ▲ +0.85% XRP $1.2532 ▲ +1.3% SOL $96.7000 ▲ +0.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Furnizimi me ujë në zonat rurale, Gjermania 42 milionë euro të tjera, nënshkruhet marrëveshja

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në sektorin e furnizimit me ujë, përmes projekteve që kanë vite që kanë nisur dhe që aktualisht kanë mundësuar që 160 fshatra në vend të ndryshojnë situatën e tyre.

Përmes një marrëveshjeje të fundit të nënshkruar këtë të enjte nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, vihen në dispozicion të Programit të furnizimit me ujë të zonave rurale IV një financim prej 42 milionë eurosh.

Programi i Furnizimit me ujë të zonave rurale IV financohet nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FShZh).

Programi i furnizimit me ujë të zonave rurale IV është vazhdim i programeve I-III, nga të cilët kanë përfituar furnizim me ujë të pijshëm 24 orë/7 ditë, rreth 160 fshatra në të gjithë Shqipërinë. Programi i ri fokusohet në furnizimin me ujë dhe largimin e trajtimin e ujërave të përdorura në bregdetin shqiptar, në Himarë dhe Orikum. Qëllimi i tij është përmirësimi i qëndrueshëm i furnizimit me ujë të pijshëm dhe i situatës sanitare në zonët bregdetare.

Përveç shfrytëzimit të burimit të Lepushës, i cili do të furnizojë Himarën me ujë të pijshëm, higjenikisht i sigurt, do të ndërtohen skema të reja të furnizimit me ujë, duke përfshirë këtu depo të reja uji, rrjet të ri shpërndarës, lidhje dhe matës familjarë në fshatrat Kuç, Buronjë, Pilur, Kudhës, Vuno, Jal, Livadh, Himarë, Himarë Fshat, Qeparo, Qeparo Fshat etj. Po kështu do të rehabilitohet dhe zgjerohet rrjeti i kanalizimeve në Himarë dhe do të ndërtohet impianti i trajtimit të ujërave të përdorura për Himarën, duke mos lejuar përfundimisht derdhjen e ujërave të patrajtuara në bregdetin e Himarës. Në Orikum do të investohet në rrjetin e furnizimit me ujë, dhe atij të kanalizimeve dhe vënien në punë të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura të Orikumit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.