⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.31 ▲1.28%
ARI 4,004 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,149 ▼ -2.1% ETH $2,236 ▼ -3.09% XRP $1.2474 ▼ -3.24% SOL $97.1700 ▼ -2.45%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Boterori

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

Arbnor Muja është shumë pranë rikthimit te Sint-Truiden (STVV) në Belgjikë, pasi klubi belg ka arritur marrëveshje me turqit e Samsunsporin për transferimin përfundimtar të shqiptarit.

27-vjeçari i cili sezonin e kaluar luajti te STVV-ja në formë huazimi, pritet të veshë përfundimisht fanellën e skuadrës belge.

Tashmë pritet që Muja dhe drejtuesit e klubit të arrijnë një marrëveshje për kushtet personale të kontratës.

Samsunspori është i gatshëm të lejojë largimin e Mujës edhe për shkak të situatës në skuadër, pasi klubi turk aktualisht ka një numër të madh lojtarësh të huaj dhe synon të krijojë hapësirë në ekip.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare u aktivizua 26 ndeshje sezonin e shkuar me St.Truiden ku shënoi 6 gola dhe dhuroi 2 asiste. Vlen të theksohet fakti se për kartonin e Mujës, klubi turk pagoi 2 milionë euro në vitin 2024.

27-vjeçari numëron edhe 5 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.