☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,090 ▲ +-0% ETH $2,250 ▲ +0.52% XRP $1.1788 ▼ -3.2% SOL $90.6600 ▲ +0.58%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Seria A

Gara për Champions “përqafon” Napolin dhe Milanin. Për Juven kërcënimet janë Como dhe Roma

Për Milanin, në fund të fundit, 0-0 ndaj Juventusit mund të konsiderohet rezultat pozitiv. Jo aq sepse mban gjallë matematikisht utopinë e garës për titull me Interin (do të duheshin 4 fitore të kuqezinjve dhe 4 humbje të zikaltërve), por për 6 pikët e ruajtura ndaj vendit të pestë, Como dhe Roma. Një diferencë qetësuese që mund të konsolidohet të dielën në transfertën ndaj Sassuolos, në Reggio Emilia.

Më pas 3 ndeshje relativisht të lehta: Atalanta dhe Cagliari në shtëpi, Genoa jashtë. Praktikisht, është pothuajse e mbyllur. Sa i përket spektaklit, duhet pritur. Për herë të parë në historinë e Serie A me sistemin aktual, Milani dhe Juventusi kanë barazuar 0-0 në të dyja përballjet direkte. Madje është i katërti 0-0 në 5 sfidat e fundit, një tabu e pazakontë.

Më shumë pritej nga Juventusi dhe Spalletti. Përveç iniciativave të pandalshme të Conceiçao, pak u pa në sulm. Ndeshja e radhës ndaj Veronës në shtëpi është shans i madh, por më pas vijnë Lecce, Fiorentina dhe derbi me Torinon.

Napoli madje mund të parakalojë Interin, por duhet një rënie e kryesuesve, që me një fitore ndaj Parmës mund të shpallen kampionë. Ndërkohë Como dhe Roma mund të synojnë Champions-in nëse fitojnë gjithçka, duke e mbajtur garën të hapur deri në fund. Tani, duke pasur parasysh se vendet në dispozicion për Champions-in janë 3 dhe totali duhet të bëjë 300, përqindjet e kualifikimit në këtë moment janë këto:

Napoli – 90% Milan – 75% Juventus – 65% Como – 35% Roma – 35%

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.