🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 June 2026
S&P 500 7,592 ▲0.5%
DOW 51,498 ▲1.6%
NASDAQ 26,902 ▲0.18%
NAFTA 92.23 ▼3.95%
ARI 4,507 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,549 ▼ -3.72% ETH $1,769 ▼ -3.29% XRP $1.1698 ▼ -4.23% SOL $69.2600 ▼ -5.41%
S&P 500 7,592 ▲0.5 % DOW 51,498 ▲1.6 % NASDAQ 26,902 ▲0.18 % NAFTA 92.23 ▼3.95 % ARI 4,507 ▲0.9 % S&P 500 7,592 ▲0.5 % DOW 51,498 ▲1.6 % NASDAQ 26,902 ▲0.18 % NAFTA 92.23 ▼3.95 % ARI 4,507 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kronika

Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”

Në këtë shkrim të përkthyer nga media gjermane tregohet se si eksperimentet e Jared Kushner kanë gjetur terren të hapur në Shqipëri, por me një kosto të lartë. Pasi dështoi në Serbi, Kushner ka vendosur në shënjestër ishullin e Sazanit dhe lagunat e paprekura nga Zvërneci në Pish-Poro. Përplasjet fizike në plazhe dhe hetimet e SPAK-ut tregojnë se pas fasadës së “hoteleve me 5 yje” fshihen interesa të errëta pronësie dhe shkelje flagrante e rregullave të BE-së. Ekspertët e Brukselit paralajmërojnë se kapitulli për këto zona është vendimtar. Shqipëria nuk mund t’i trajtojë parqet kombëtare si hapësira rezervë për ndërtime të tilla nëse dëshiron të bëhet pjesë e familjes europiane.

Më poshtë shkrimi i publikuar nga “Berliner Morgen Post”:

Ivanka Trump e zbuloi atë ishull e veshur me bikini. Kjo është ajo që tha vetë saj në intervistën e dhënë ditët e fundit në një faqe interneti. E bija e presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner i cili rregullisht gjezdis botën si i dërguar special për punët e vjehrrit dhe xhepave të tij si investitor, kanë filluar të
punojnë për një “projekt të pabesueshëm në brigjet e Detit Mesdhe”.

– Publicitet –

“Hidhesh nga skafi në det, noton deri në breg, ngjitesh mbi të dhe thjesht je e mrekulluar”, – shpërtheu 44 vjecarja dhe shton: “Tani do na ndihmojnë arkitektë të mëdhenj të kohëve tona”.

Ky copë vend quhet Sazan. Shtrihet pranë Vlorës shqiptare, ku ndahet kufiri midis deteve Adriatik dhe Jon. Dikur për një kohë të gjatë ishte zonë e ndaluar, si bazë per nëndetëse dhe ishull i bunkerizuar gjatë sistemit komunist. Më vonë u bë një gjysëm muzeumi ushtarak i harruar nën qiell të hapur. Pak vetë mund ta vizitonin.

Ka kazerma të vjetra, fortifikime të ndërlidhura, mbetje municionesh dhe një egërsi mesdhetare që e bën atë ishull të quhet i virgjër. Ivanka Trump dëshiron të ndërtojë një nobël-kompleks në atë ishull.

Ishulli ka një sipërfaqe rreth 5,7 km², por simbolika e tij është akoma më domethënëse. Në zonën detare Karaburun-Sazan rritet një bimësi e rrallë; gjiret e zonës kanë qënë për një kohë të gjatë në shërbim të flotës detare.

Ajo që për investitorë shihet si një projekt madhor, për historianet
është një arkivë e luftës së ftohtë, ndërsa për ambjentalistët një pjesë e mbetur e virgjërisë mesdhetare. Mbi atë vend do të ngrihet vila e çiftit bashkeshortor Kushner, po ashtu do të ngrihet një kompleks luksoz, një farë lloj Club Med Trump.

Qeveria shqiptare i ka dhuruar Firmës Atlantic Incubation Partners që administrohet nga Kushner statusin e investitorit strategjik. Investimi shënon shumën rreth 1,4 miliardë Euro, por burime të brëndshme thonë se mund të shkojë deri tek 4 miliarde Euro.

Kryeministri Rama premton me këtë rast punë, shkëlqim dhe një hyrje të vrullshme në ligën e destinacioneve luksoze të rajonit të Mesdheut. Mund të thuhet pa droje: “Monaco II, ngritur mbi gërmadhat e bunkerëve” sipas tij.

Ivanka go home – shqiptarët protestojnë

Po në mes ka dalë një problem. Njerëzit, shtetasit e vendit që synon të bëhet anëtar i BE janë më tepër se skeptikë. Mijëra vetë protestuan dje para zyrës kryeministrore të Ramës. “Kombi nuk është për shitje”. “Unë nuk e dua Shqipërinë si Dubai”, “Ivanka shko në shtëpi“ shkruhej në pankartat e
tyre.

Protestat nuk shpërthyen vetëm për Sazanin, por dhe për planet e Kushner për kapjen e sipërfaqeve
nga Zverneci deri në Pish-Poro, pranë grykëderdhjes të lumit Vjosa. Në ato zona shtrihen laguna, duna, zona të populluara nga breshka, flamingo, pelikanë dhe zogj të llojeve të ndryshme.

Të gjitha këto thesare natyrore gjënden tani përballë kërcënimeve të eskavatorëve që do ndërtojnë vila për pasanikët.

Në një pankartë thuhej: “Vlora i përket
Shqipërisë, jo mafies dhe oligarkisë“.

Në fund të majit kundershtitë u bënë më intensive. Pasi telat e me gjëmba rrethuan zonën për të dalë
në plazhe, përplasja midis aktivistëve dhe forcave të sigurisë kaloi në dimensione të tjera. Videot
treguan se si demostrues u rrahën dhe u tërhoqen zvarrë nga ato forca.

Nga investigimet del se prapa projektit të Zvernecit fshihen ndërthurrje të strukturave offshore,
subjekte ekonomike anonime, figura me një të kaluar të dyshimtë dhe shumë probleme me karakter pronësie.

SPAK ka filluar hetimet për ndryshimin e statusit të mbrojtjes per zonën Vjosë-Nartë. Për këtë arsye u hoq statusi mbrojtes i ketyre zonave në vitin 2024 për të filluar ndërtimet mbi to?

Gjithashtu qendra europiane ne Bruksel i ka vënë në qendër të vëmendjes këto veprime. Për hyrjen në BE kapitulli i vecantë mbi mbrojtjen e natyrës merr rëndësi vendimtare për Shqipërinë. Aty vihet në dukje që zona të tilla duhen ruajtur të paprekura. “Kush dëshiron rregullat europiane, ateherë duhet të ruajë dhe të kultivojë parqet natyrore dhe jo ti trajtojë ato si hapësira rezervë për ndërtime hotelesh me 5 yje” – reagojnë ekspertë të njohur.

Edhe rifuxhio gati për të futur kokën në raste ekstreme?

Bizneset e Kushnerit në Ballkan janë padyshim me ngarkesa politike. Firma e tij Affinity Partners administron asete financiare në Lindjen e Mesme. Në Serbi Kushner synoi të merrte në zotërim një
areal ushtarak të bombarduar nga NATO në Beograd, por dyshimet për atë projekt dhe protestat në vijim bënë që ai projekt të anullohej.

Në Shqiperi ndodh sërish që dhëndëri i Trump po përfiton privatisht nëpërmjet vjehrrit të tij që rri ulur në Shtëpinë e Bardhë.

Kushner dhe qeveria shqiptare hedhin poshtë çdo dyshim mbi përfitime politike. Dhëndëri i presidentit amerikan e paraqet veten si ndihmëtar që do të bëjë vetëm gjëra të mira.

Për Edi Ramen këto projekte janë një premtim: “Shqipëria të mos jetë më ai cepi sekret dhe i lire, i Europës, por një adresë e klasit të I”.

Janë shumë ata që mendojnë ndryshe. Për ta, kjo ka një simbolikë ndoshta me kahje të kundërt: Një vend i varfër që po ja lëshon vendet dhe hapësirat publike natyrore nga më të bukurat, më të pasurve të botës.

Ndoshta edhe per te ngritur mbi to rifuxhiot e tyre luksoze për ndonjë rast ekstrem. Sazani disponon vec të tjerave nga koha e luftës së ftohte edhe mbrojtje nëntokësore të sigurta nga goditjet që mund të vijnë nga fuqi armike.

Përktheu nga gjermanishtja për DITA, Adrian Stefi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.