☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.84%
ARI 4,033 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.66% ETH $2,278 ▼ -3.68% XRP $1.2616 ▼ -5.37% SOL $97.6600 ▼ -4.95%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

“Gënjeshtare patologjike”, Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zveçla e konsideroi ministren serbe Paunoviç një gënjeshtare patologjike, ndërsa hodhi poshtë disa nga akuzat e saj.

Në një lidhje Live për emisionin “Ditari i Fundjavës” nga Denisa Pasholli në A2CNN, Zveçla mohoi të ketë qenë në zonën e Dukagjinit gjatë luftës.

Reagimi i ministrit të Brendshëm vjen pas deklaratave tronditëse të ministres serbe, e cila tha se po të kishte qenë në vend të Millosheviçit do kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.

“Realisht nuk kam qenë në zonën e Dukagjinit fare gjatë luftës, nuk ka të bëjë fare me atë se çfarë unë kam bërë. Si shumica e popullit shqiptar jam munduar që të kontribuoj për lirinë e vendit tim, dhe me aq sa kam bërë jam krenar. As ia vlen të merrem me kësi lloj gënjeshtrash. Për të çdo shqiptar është terrorist, e sidomos ata që e kundërshtojnë politikën shoviniste të Serbisë dhe qasjen e saj. Mua më vjen keq që ajo është ministre e vetëqeverisjes lokale, duke qenë se do ishte përgjegjëse për të drejtat, liritë, por edhe garancitë e nevojshme për shqiptarët në tri komunat, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, tha Zveçla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.