☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,493 ▲0.14%
DOW 52,412 ▲0.12%
NASDAQ 25,922 ▲0.2%
NAFTA 73.01 ▼0.69%
ARI 4,129 ▲1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,690 ▲ +1.3% ETH $1,742 ▲ +0.2% XRP $1.0955 ▲ +1.35% SOL $77.6500 ▲ +0.88%
S&P 500 7,493 ▲0.14 % DOW 52,412 ▲0.12 % NASDAQ 25,922 ▲0.2 % NAFTA 73.01 ▼0.69 % ARI 4,129 ▲1.14 % S&P 500 7,493 ▲0.14 % DOW 52,412 ▲0.12 % NASDAQ 25,922 ▲0.2 % NAFTA 73.01 ▼0.69 % ARI 4,129 ▲1.14 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Kosova

Gjashtë nxënës nga Kosova në SHBA, përfaqësuan vendin në programin prestigjioz ODYLP-EAGLE 2026 të Departamentit të Shtetit

Gjashtë nxënës nga Kosova, të shoqëruar nga mentoria Ariana Gerqari, morën pjesë në programin prestigjioz EAGLE 2026 (Exellence in AI and Global Leadership ), të organizuar nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA) në kuadër të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesit nga Kosova ishin: Mat Baruti, Art Qorraj, Ardisa Hamiti, Leart Obertinca, Rigon Haxhijaj dhe Rrita Canolli.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, nxënësit zhvilluan aktivitete intensive edukative, kulturore dhe të lidershipit në Seattle dhe Washington, D.C.

Ata morën pjesë në trajnime dhe vizita studimore në kompani lider botërorë të teknologjisë si Google, Amazon dhe Microsoft, ku u njohën nga afër me zhvillimet më të fundit në inteligjencën artificiale, inovacion dhe teknologji.

Programi përfshiu gjithashtu vizitën në Byronë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA) pranë Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me programet amerikane të shkëmbimit arsimor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Një pjesë e rëndësishme e programit ishte edhe qëndrimi pranë familjeve pritëse amerikane, duke u dhënë nxënësve mundësinë të përjetonin nga afër kulturën, jetën e përditshme dhe mikpritjen amerikane, si dhe të krijonin miqësi dhe lidhje që pritet të zgjasin edhe në të ardhmen.

Programi EAGLE 2026 mblodhi së bashku të rinj nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut, me synimin për të zhvilluar aftësitë e tyre në lidership, komunikim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore.

Pjesëmarrja e nxënësve nga Kosova në këtë program përfaqëson një arritje të rëndësishme dhe një mundësi të jashtëzakonshme për të përfaqësuar vendin në një program ndërkombëtar të mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Gjatë programit, aktivitetet e pjesëmarrësve u pasqyruan edhe në kanalet zyrtare të Byrosë për Çështje Arsimore dhe Kulturore (ECA), duke vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe angazhimin e të rinjve në këtë iniciativë.

Pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen e tyre për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Departamentin e Shtetit, ECA-n, organizatorët, mentorët, familjet pritëse dhe të gjithë partnerët që bënë të mundur këtë përvojë të jashtëzakonshme, e cila do të mbetet një kujtim dhe një investim i çmuar në rrugëtimin e tyre personal dhe akademik.

Përfundimi i programit u shënua edhe me një mesazh urimi nga Catherine “Cate” Dillon, Assistant Secretary for Educational and Cultural Affairs (ECA) në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në një postim në platformën X, ajo uroi pjesëmarrësit nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Kosova për përfundimin me sukses të programit.

“Askush nuk e zotëron fushën e Inteligjencës Artificiale (IA) si Amerika dhe @ECAatState po e ndan atë formulë suksesi me botën. Urime studentëve nga SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Kosova, të cilët përfunduan programin tonë të ri të shkëmbimit ‘Excellence in AI and Global Leadership’ (EAGLE), kushtuar Inteligjencës Artificiale, me mbështetjen e kompanive të mëdha si Amazon, Google dhe Microsoft. Vizioni i Presidentit Trump për edukimin në fushën e IA po jep rezultate pozitive si për SHBA-në, ashtu edhe për botën”, ka shkruar Dillon. /Telegrafi/

Pjesëmarrja e nxënësve në këtë program përbën një arritje të rëndësishme për të dhe një përfaqësim të Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare që synon përgatitjen e brezit të ri për sfidat dhe mundësitë që sjell zhvillimi i Inteligjencës Artificiale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.