☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 85.23 ▲1%
ARI 4,545 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,676 ▲ +8.26% ETH $2,252 ▲ +17.36% XRP $1.1100 ▲ +10.43% SOL $85.8500 ▲ +11.48%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.23 ▲1 % ARI 4,545 ▲0 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.23 ▲1 % ARI 4,545 ▲0 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Seria A

“Gjella e ngrohur dy herë e humbet shijen”… Pse dështuan rikthimet e Allegrit te Juve dhe Milani?

Në futboll, jo gjithmonë kthimi tek e shkuara garanton sukses. Rasti i Massimiliano Allegrit është ndoshta shembulli më i qartë i viteve të fundit në Itali. Një trajner fitues, që shkroi historinë te Milani dhe Juventusi në aventurat e para si trajner, por në rikthimet e tij nuk arriti të rikrijonte të njëjtën magji. Dhe këtu vlen shprehja popullore: “gjella e ngrohur dy herë e humbet shijen”.

Te Milani i parë, Allegri fitoi menjëherë titullin në sezonin 2010/11, me një skuadër të mbushur me personalitete si Ibrahimović, Thiago Silva, Nesta, Seedorf e Pirlo. Te Juventusi i parë, nga 2014 deri më 2019, ai fitoi 5 tituj radhazi në Serie A, 5 Kupa Italie dhe i dërgoi bardhezinjtë në dy finale Champions League. Në total, vetëm në aventurën e parë me Juven, regjistroi 191 fitore në 271 ndeshje, me mbi 70% sukses.

Megjithatë, rikthimet treguan një realitet tjetër. Juventusi i Allegrit 2021-2024 nuk ishte më ai i BBC-së, Pirlo, Pogba apo Tévez. Ishte një skuadër në tranzicion, me probleme financiare, pa identitet të qartë dhe me presionin e rikthimit te lavdia. Allegri provoi të rikthente një futboll pragmatist, të bazuar te kontrolli dhe rezultati, por futbolli europian kishte ndryshuar. Intensiteti, presingu, vertikalizimi dhe ritmi i lartë kishin zëvendësuar menaxhimin klasik të ndeshjeve. Juventusi i tij i dytë shpesh u duk i ngadaltë, pa ide dhe emocionalisht i konsumuar.

E njëjta histori u përsërit te Milani. Fillimi ishte pozitiv, madje kuqezinjtë qëndruan në garë për titull deri në mars 2026, por rënia psikologjike pas derbit me Interin ishte dramatike: vetëm 3 fitore në 10 ndeshje dhe humbja e zonës Champions. Allegri u rikthye si “njeriu i sigurisë”, por futbolli modern nuk e fal “nostalgjinë”.

Problemi kryesor nuk ishte vetëm taktika, por konteksti. Në aventurat e para, te Juve dhe Milani, ai gjeti skuadra të ndërtuara për të fituar. Në rikthimet bardhezi dhe kuqezi, iu kërkua të rindërtonte, por Allegri historikisht ka qenë më i fortë si “menaxher elitash” sesa si arkitekt projektesh afatgjata.

Ky është edhe mësimi më i madh për klubet italiane; emri dhe kujtimet nuk mjaftojnë. Futbolli evoluon shpejt. Një trajner që funksionoi dje, jo domosdoshmërisht funksionon sot në të njëjtin ambient. Romantizmi i rikthimeve shpesh përplaset me realitetin e kohës. Ndonjëherë, historia duhet lënë e paprekur, sepse rikthimi rrezikon ta zbehë madhështinë e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.