☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,456 ▲ +0.79% ETH $2,246 ▲ +2.25% XRP $1.2563 ▲ +4.22% SOL $97.0300 ▲ +3.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Bundestagu ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve

BERLIN, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman (Bundestagu) ka miratuar një ligj të ri që forcon përgjegjësinë ligjore të kompanive që japin me qira skuterë elektrikë, me synimin që viktimat e aksidenteve të kenë më të lehtë të marrin dëmshpërblim.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Stefanie Hubig, deklaroi se kompanitë që përfitojnë nga dhënia me qira e skuterëve elektrikë duhet të mbajnë përgjegjësi edhe për dëmet që shkaktojnë mjetet e tyre. Sipas ligjit të ri, kompania që ka në pronësi “flotën” e skuterëve do të mbulojë kostot e aksidentit në rastet kur personi përgjegjës nuk mund të identifikohet ose nuk mund të mbahet ligjërisht përgjegjës.

Ndryshimet prekin edhe rastet kur aksidentet shkaktohen nga skuterët e parkuar. Viktimat nuk do të jenë më të detyruara të provojnë se një përdorues e ka lënë mjetin në mënyrë të gabuar për të kërkuar dëmshpërblim.

Ligji u miratua në një kohë kur numri i aksidenteve me skuterë elektrikë në Gjermani është rritur ndjeshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidentet me këto mjete janë pothuajse dyfishuar, nga rreth 5 900 raste në vitin 2020 në afro 12 500 raste gjatë vitit 2024.

Deri tani, shumë viktima mbeteshin pa kompensim, pasi skuterët elektrikë nuk i nënshtroheshin rregullave të rrepta të përgjegjësisë që zbatohen për automjetet motorike.

Rregullat e reja vlejnë vetëm për mjetet vetëbalancuese, si skuterët elektrikë, ndërsa nuk përfshijnë kositëset e barit me motor dhe skuterët që përdoren nga personat me vështirësi në ecje./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.