☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.09 ▲0.62%
ARI 4,031 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,882 ▼ -1.14% ETH $2,413 ▼ -1.14% XRP $1.3203 ▼ -1.73% SOL $104.4200 ▼ -1.06%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.09 ▲0.62 % ARI 4,031 ▼0.73 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.09 ▲0.62 % ARI 4,031 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Gjinushi: PSD e vetme në zgjedhje, Milo s’doli dot nga balta

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi zyrtarizoi sot daljen vetëm në këto zgjedhje.

Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” e Eni Vasilit, ai tha se krijimi i një poli të së majtës ishte i pamundur, për shkak se një gjë të tillë e vështirëson kodi.

“Të garosh i vetëm është zgjedhje politike dhe një taktikë e kondicionuar nga rrethanat. Ne jemi pjesë e fitores së madhe, por nuk u përfshimë në bashkëqeverisje.

Gjatë kësaj kohe nuk u zbatuan marrëveshjet e mëparshme.

Ne do të kërkojmë votën si PSD.  Vlerësojmë se ka shumë të majtë që na kanë mbështetur dhe ka shumë të zhgënjyer nga problemet e tanishme. Mendojnë se më mirë të vijnë votat tek ne, se tek opozita”, tha Gjinushi, ndërsa shton se :“Ka të mirën dhe të keqen e saj. Ka një pragmatizëm se këshilltari merret më lehtë, por në të vërtetë vota merret më vështirë”.

Gjinushi shprehet i zhgënjyer edhe me Milon.

“Më la në baltë apo nuk doli nga balta kjo është punë taktikash. Mendoj se ishte krejt e nevojshme të krijohej një pol, por për një forcë më vetë, rëndësi ka sa do të gjejë mbështetje. Këtu është bërë e mundur që me anë taktikash në Kod të vështirësohen krijimet e poleve. Kodi është absurd pasi kërkon që të mblidhen firma”, theksoi Gjinushi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.