☁️
Tiranë 22°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,634 ▼0.05%
DOW 51,671 ▼0.21%
NASDAQ 26,425 ▲0.03%
NAFTA 95.92 ▼1.35%
ARI 4,429 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,954 ▲ +5.48% ETH $2,609 ▲ +6% XRP $1.3885 ▲ +6.79% SOL $112.5900 ▲ +11.05%
S&P 500 7,634 ▼0.05 % DOW 51,671 ▼0.21 % NASDAQ 26,425 ▲0.03 % NAFTA 95.92 ▼1.35 % ARI 4,429 ▲0.65 % S&P 500 7,634 ▼0.05 % DOW 51,671 ▼0.21 % NASDAQ 26,425 ▲0.03 % NAFTA 95.92 ▼1.35 % ARI 4,429 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Arte

Gjirokastër, ekspozitë me 101 piktura dhe skulptura të 46 artistëve

Në lagjen “Pazari i Vjetër”, një prej zonave më karakteristike dhe më të hershme të Gjirokastrës u ekspozuan 101 piktura dhe skulptura, që mbajnë autorësinë e 46 artistëve shqiptarë.

Vepra janë koleksionuar nga specialisti i kulturës, Stefan Arseni, ndërsa disa prej tyre janë dhuratë.

Ekspozita u vizitua nga artistë, bashkëpunëtorë të tij, por edhe turistë të huaj që ndodhen në qytet gjatë kësaj periudhe.

Për ta, ekspozita është një tjetër pikë interesi gjatë vizitës në Gjirokastër, duke pasuruar përvojën kulturore përkrah monumenteve dhe atraksioneve të qytetit.

“Vepra janë të teknikave të ndryshme, piktura dhe skulptura. Pasionin tim jam munduar që ta ushqej, duke grumbulluar punë nga të gjitha anët. Nuk janë vetëm nga autorë gjirokastritë, por ka autorë nga i gjithë vendi, si dhe nga Kosova”, u shpreh koleksionisti Stefan Arseni për mediet.

Piktori Edi Kojani tha se “ky koleksion është shumë i pasur, pasi ka gjini të ndryshme, si piktura dhe skulptura, si dhe teknika të ndryshme. Kemi pikturën me bojëra vaji, kemi akuarelin, vizatime, grafikë, pastel”.

Stefan Arseni ka nisur koleksionimin e veprave para viteve ’90. Ai ka punuar gjithë jetën në institucione kulturore artistike, duke mbajtur pozicione drejtuese si në pallatin e kulturës Tepelenë, drejtor i bibliotekës në Gjirokastër, drejtor i teatrit “Zihni Sako” dhe inspektor kulture në Komitetin Ekzekutiv.

Edhe pse zyrtarisht është shkëputur nga puna prej afro 3 dekadash Arseni vazhdon të jetë aktiv duke dhënë kontributin e tij në gjallërimin e jetës kulturore e artistike të Gjirokastrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.