🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,050 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,935 ▲ +1.48% ETH $2,355 ▲ +2.02% XRP $1.3281 ▲ +2.59% SOL $101.9900 ▲ +2.15%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gjirokastra mirëpret “Festën e Këngës”

Maratona artistike “Festa e Këngës” solli atmosferë festive në Gjirokastër.

Aktiviteti artistik u zhvillua në zemër të qendrës historike të qytetit, një prej pasurive më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare. Sheshi i Çerçizit u shndërrua në një skenë të madhe të muzikës popullore, ku qindra qytetarë dhe vizitorë ndoqën interpretimet e disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare.

“Festa e Këngës” mblodhi në Gjirokastër këngëtarët: Irma dhe Eranda Libohova, Eli Fara, Vaskë Curi, Silva Gurabardhi, grupin “Ali Pasha”, e shumë të tjerë.

Programi artistik ndërthuri këngët e njohura të folklorit me krijime të reja, duke promovuar vlerat e muzikës shqiptare dhe duke krijuar një urë komunikimi mes artistëve të afirmuar dhe brezit të ri të këngëtarëve.

“Festa e Këngës” është konceptuar si një maratonë kombëtare që synon të çojë muzikën dhe artin pranë publikut në qytete të ndryshme të vendit, duke promovuar trashëgiminë kulturore, identitetin kombëtar dhe turizmin kulturor gjatë sezonit veror.

Përpara Gjirokastrës, aktiviteti u zhvillua në Elbasan, ndërkohë që do të vijojë në Maliq, Ersekë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Shkodër. Organizatorët synojnë jo vetëm të ofrojnë argëtim për publikun, por edhe të mbështesin ruajtjen dhe promovimin e muzikës popullore shqiptare, duke e sjellë atë në hapësira publike dhe qytete me histori e tradita të pasura kulturore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.