☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.06 ▼0.56%
ARI 4,654 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,716 ▲ +1.12% ETH $2,496 ▲ +0.1% XRP $1.4205 ▲ +0.98% SOL $106.6800 ▲ +5.29%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,654 ▼0.22 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,654 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Gjukanoviq: Do informohemi shpejt për ish-shefin e Xhandarmerisë serbe, zgjedhjet janë të qeta

Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviq deklaroi sot se për arrestimin e ish-shefit të Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikiq dhe grupit të armatosur që ka udhëhequr ai, ka njohuri aq sa janë publikuar sot në medie, ndërsa pret që zgjedhjet parlamentare të kalojnë në atmosferë të qetë dhe të rregullt.

“Kam informatat që i keni të gjithë, pra ato që u paraqitën përmes medies. Në kontaktet që pata me organet e shtetit mora konfirmim se procedura për përgatitjen e komunikatës me të cilën organet shtetërore do t’i drejtohen publikut janë në fazën përfundimtare. Pres që shumë shpejt do të marrim informata lidhur me rastin”, u tha Gjukanoviqi gazetarëve pasi votoi në vendvotimin e tij në Podogricë.

Ai hodhi poshtë mundësinë që gjatë ditës së sotme të ketë incidente. I pyetur nëse mund të ndodhë një gjë e tillë ai u përgjigj:

“Jo, jo! Mali i Zi është shtet shumë stabil dhe funksional dhe kushdo që mendon se mund të luajë me të do të përfundojë siç kanë përfunduar edhe deri tani”, ka deklaruar kryeministrit malazez Gjukanoviq.

Një grup 15-anëtarësh, i udhëhequr nga ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikiq, është arrestuar mbrëmë, natën para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në rrethinën e Podgoricës.

Burime jozyrtare kanë thënë se grupi ka qenë i armatosur, ndërsa gjatë natës së kaluar është zbuluar vendndodhja e tij në afërsi të kryeqytetit dhe i njëjti është arrestuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.