Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.57 ▲0.86%
ARI 4,506 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,758 ▼ -6.33% ETH $1,863 ▼ -6.95% XRP $1.2200 ▼ -5.54% SOL $74.7000 ▼ -7.84%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.57 ▲0.86 % ARI 4,506 ▼0.3 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.57 ▲0.86 % ARI 4,506 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

GLPS: Votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm është “shkelje flagrante” e Kushtetutës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar pas seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit/es, duke shprehur “shqetësim serioz” për mënyrën si është zhvilluar procesi dhe duke vlerësuar se është vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar pas seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit/es, duke shprehur “shqetësim serioz” për mënyrën si është zhvilluar procesi dhe duke vlerësuar se është vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas GLPS-së, seanca e mbrëmshme “u zhvillua në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke e kthyer një ndër proceset më të rëndësishme shtetërore në një lojë politike”.

Në reagim, GLPS ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë se për zhvillimin e votimit të presidentit/es kërkohet prania e dy të tretave të të gjithë deputetëve.

“Gjykata Kushtetuese, në Aktgjykimet e rasteve Nr. KO 29/11, KO47/16 dhe KO68/26 ka qenë e qartë se për zhvillimin e votimit të Presidentit/es kërkohet prania e 2/3 të të gjithë deputetëve”, thuhet në reagim.

Organizata ka theksuar se çdo veprim përtej këtij kushti nuk është çështje interpretimi.

“Çdo procedim përtej kësaj nuk është çështje interpretimi, por shkelje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues”, ka deklaruar GLPS.

Në këtë kontekst, GLPS ka vlerësuar se veprimet e ndërmarra në seancën e mbrëmshme janë të pavlefshme dhe se vazhdimi i seancës në të njëjtën formë do të përbënte cenim të rëndë të Kushtetutës.

“Thënë këtë, përveç se janë ‘nule’ të gjitha veprimet e ndërmarra në seancën e mbrëmshme, GLPS vlerëson se thirrja për vazhdimin e saj sot në të njëjtën formë përbëjnë cenim serioz dhe të papranueshëm të Kushtetutës”, thuhet më tej.

GLPS ka shtuar se funksionaliteti institucional nuk mund të ndërtohet mbi shkelje kushtetuese.

“Veprimet që injorojnë këtë rregullim nuk mund të justifikohen as me nevojën për funksionalitet institucional, sepse funksionaliteti nuk mund të ndërtohet mbi shkelje të Kushtetutës”, thuhet në reagim.

Duke paralajmëruar për pasoja në rendin demokratik, organizata ka thënë se relativizimi i kërkesave kushtetuese e vendos vendin në një trajektore të rrezikshme.

“Një qasje e tillë nuk është vetëm e papërgjegjshme por e rrezikshme për rendin demokratik, sepse normalizon shkeljen dhe e vendos vendin në një trajektore ku normat kushtetuese zëvendësohen nga arbitrariteti politik”, thuhet në reagim.

Në fund, GLPS u ka bërë thirrje deputetëve që të ndalin veprimet që, sipas tyre, janë të paligjshme dhe ka kërkuar përgjegjësi publike dhe institucionale për shkeljet e mundshme.

“GLPS i bën thirrje deputetëve që të ndalin menjëherë këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme… Personat që shkelin Kushtetutën duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë publike dhe institucionale për veprimet e tyre”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.