🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,322 ▲0.48%
NASDAQ 27,084 ▼0.01%
NAFTA 93.89 ▲1.88%
ARI 4,517 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,230 ▼ -5.93% ETH $1,911 ▼ -4.15% XRP $1.2215 ▼ -5.71% SOL $75.9700 ▼ -5.95%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,322 ▲0.48 % NASDAQ 27,084 ▼0.01 % NAFTA 93.89 ▲1.88 % ARI 4,517 ▲0.24 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,322 ▲0.48 % NASDAQ 27,084 ▼0.01 % NAFTA 93.89 ▲1.88 % ARI 4,517 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kosova

​Gola në KiE: Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje e ndikuar nga bojkotet e organizuara nga Serbia

Duke përfaqësuar Kosovën në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, ka deklaruar se Republika e Kosovës ka ndërtuar një sistem zgjedhor të besueshëm, konkurrues dhe gjithnjë e më të konsoliduar.

Duke përfaqësuar Kosovën në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, ka deklaruar se Republika e Kosovës ka ndërtuar një sistem zgjedhor të besueshëm, konkurrues dhe gjithnjë e më të konsoliduar.

Gola tha se zgjedhjet në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit janë zhvilluar në mënyrë paqësore dhe profesionale, duke mundësuar shprehjen e lirë të vullnetit qytetar në një ambient demokratik.

Sipas tij, këtë vlerësim e konfirmojnë edhe raportet ndërkombëtare, përfshirë Misionin e BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera, të cilat e rendisin Kosovën ndër vendet më të avancuara në Ballkanin Perëndimor për integritet zgjedhor dhe të drejta politike.

Ai theksoi se pavarësisht intensitetit të garës politike, rezultatet zgjedhore në Kosovë pranohen dhe respektohen, duke dëshmuar funksionimin e institucioneve demokratike.

Duke folur për parregullsitë në zgjedhjet e fundit, Gola tha se ato ishin të kufizuara dhe nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar, ndërsa pas procedurave të rinumërimit dhe certifikimit, përbërja e Kuvendit ka mbetur e pandryshuar.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe transparente përmes mekanizmave ligjorë, duke treguar aftësi për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Gola u ndal edhe te komunat me shumicë serbe, duke theksuar se sfida kryesore mbetet pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, e ndikuar sipas tij nga bojkotet dhe ndikimi politik i Serbisë përmes Listës Serbe, veçanërisht në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Megjithatë, ai theksoi se Kosova ka garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike edhe në këto rrethana, duke respektuar standardet evropiane dhe duke siguruar mbikëqyrje institucionale.

Në fund, Gola tha se Kosova duhet të shihet jo vetëm si demokraci e re, por si një demokraci funksionale që ka dëshmuar stabilitet dhe legjitimitet zgjedhor në praktikë.

Kujtojmë se nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola dhe Emilija Rexhepi janë duke përfaqësuar Kosovën në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë qëndrimit në Strasburg, Gola dhe Rexhepi do të marrin pjesë në punimet e sesioneve, mbledhjet e komiteteve dhe aktivitetet e tjera në kuadër të Asamblesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.