🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.30 ▲1.4%
ARI 4,048 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,927 ▲ +1.35% ETH $2,354 ▲ +1.88% XRP $1.3277 ▲ +2.23% SOL $101.9500 ▲ +2%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.30 ▲1.4 % ARI 4,048 ▼0.66 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.30 ▲1.4 % ARI 4,048 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Trefishim fondesh për eventet kulturore që nga koha kur morëm këtë detyrë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700 evente në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë, duke shënuar një rritje prej 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë një konference për mediet, Gonxhja tha se të dhënat janë marrë nga platforma TEA, ku publikohen aktivitetet e organizuara dhe të promovuara nga institucionet kulturore, bashkitë, shoqatat, si dhe individët apo grupet që aplikojnë përmes thirrjeve të organizuara nga ministria.

“Rezultati është që kemi 1700 evente në 6-mujorin e parë të këtij viti, me një rritje prej 26% më shumë se sa viti i kaluar vetëm në 6-mujorin e parë. Kjo tregon një rritje të financimit dhe një trefishim të mbështetjes buxhetore direkte që nga koha kur morëm këtë detyrë”, u shpreh Gonxhja.

Sipas ministrit, rritja e financimit ka ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e veprimtarisë së institucioneve artistike dhe kulturore, si dhe në mbështetjen më të madhe për skenën e pavarur të artit dhe kulturës.

Duke iu referuar diskutimeve mbi mbështetjen për kulturën, Gonxhja tha se nevojat mbeten të mëdha, por sipas tij sektori ndodhet sot në një situatë më të mirë sa i përket numrit të aktiviteteve, buxheteve, hapësirave dhe mbështetjes së ofruar.

“Duhet pranuar që jemi në një situatë disa herë më të mirë sa i takon numrit, buxheteve, hapësirave, mbështetjes së dhënë dhe praktikave e procedurave, nga pikëpamja e transparencës dhe hapjes”, tha ministri.

Ai theksoi gjithashtu se institucionet kanë synuar të krijojnë një qasje të barabartë dhe transparente ndaj artistëve dhe organizatorëve, pa diskriminim apo përzgjedhje subjektive.

Sipas ministrit Gonxhja, skena e pavarur e artit dhe kulturës ka gjetur më shumë mundësi bashkëpunimi dhe mbështetje përmes programeve të thirrjeve të hapura të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe institucioneve të saj të varësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.