🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,113 ▼ -1.02% ETH $1,868 ▼ -0.72% XRP $1.0641 ▼ -0.66% SOL $72.9100 ▼ -0.79%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Bota

GREQI – Ishujt në flakë: Zjarret përfshijnë Kretën, Parosin dhe Lesbosin, evakuohen banorë e turistë

ATHINË, 1 gusht /ATSH-ANA/- Greqia po përballet me një valë të gjerë zjarresh pyjore, me vatra aktive në disa ishuj turistikë, përfshirë Kretën, Parosin dhe Lesbosin, ku flakët kanë detyruar evakuimin e banorëve dhe vizitorëve.

Në Kretë, zjarret u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta, duke prekur zona pranë Rethymnos dhe duke shkaktuar dëmtime në banesa, toka bujqësore dhe ambiente të tjera.

Mijëra persona u urdhëruan të largohen nga zonat e rrezikuara, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.

Në ishullin Paros, zjarri shpërtheu pranë një zone grumbullimi mbetjesh dhe u përhap në tokat përreth, duke çuar në evakuimin e disa vendbanimeve.

Autoritetet mobilizuan forca tokësore dhe mjete ajrore për shuarjen e flakëve.

Edhe ishulli Lesbos është përfshirë nga vatra zjarri, ndërsa autoritetet kanë rritur gatishmërinë për shkak të kushteve ekstreme të motit, me thatësirë dhe erëra që favorizojnë përhapjen e zjarreve.

Zjarret në Greqi kanë shkaktuar viktima mes forcave zjarrfikëse, dëme në banesa dhe djegie të sipërfaqeve të mëdha bujqësore.

Qindra banorë dhe turistë janë evakuuar, ndërsa mbi 200 zjarrfikës, të mbështetur nga mjete ajrore, vullnetarë dhe ekipe evropiane, vijojnë betejën për vënien nën kontroll të flakëve.

Në Porto Germeno, një nga zonat më të prekura, zjarri ka mbërritur pranë banesave, duke shkaktuar shkatërrime dhe dëmtime në një automjet zjarrfikës.

Dhjetëra avionë dhe helikopterë po ndërhyjnë nga ajri, ndërsa alarmet e emergjencës janë aktivizuar për evakuime.

Autoritetet greke paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë në disa rajone, përfshirë Atikën, Kretën dhe ishujt e Egjeut.

Ndërkohë, prokuroria ka nisur hetimet për zjarrin në Paros, ku dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga menaxhimi i mbetjeve në depon e ishullit.

Situata është përkeqësuar nga një kombinim faktorësh: vala e të nxehtit, thatësira e zgjatur dhe erërat e forta, të cilat kanë vështirësuar punën e ekipeve të emergjencës.

Autoritetet greke kanë kërkuar nga banorët dhe turistët, të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile dhe të largohen menjëherë nga zonat e shpallura të rrezikuara. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.