🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.05 ▲0.61%
ARI 3,932 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,870 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.6% XRP $1.2520 ▼ -0.09% SOL $92.0900 ▼ -2.93%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.05 ▲0.61 % ARI 3,932 ▼0.94 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.05 ▲0.61 % ARI 3,932 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Grubi do të ketë kohë shtesë për shqyrtimin e provave, seanca e radhës në shtator

Gjykata Themelore Penale Shkup sot e shtyu seancën kryesore në lëndën për keqpërdorime të dyshuara në SHA “Lotaria Shtetërore”, ku ndër të akuzuarit është edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe 7 persona të tjerë.

Gjyqtarja Biljana Shuplinovska-Jovevski sqaroi se shtyrja është e nevojshme që të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre të kenë kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar provat e dorëzuara, për t’u njohur me përmbajtjen e tyre, për të përgatitur mbrojtjen dhe për të dorëzuar listën e provave që propozojnë të administrohen gjatë procedurës.

“Gjykata vlerësoi se të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre duhet të kenë kohë të nevojshme për shqyrtimin e provave dhe për përgatitjen efektive të mbrojtjes, duke marrë parasysh edhe kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Bojan Janev për afat për përgatitje, për këtë arsye seanca kryesore shtyhet”, deklaroi gjyqtarja.

Seancat e radhës janë caktuar për 7, 11, 16, 18, 23 dhe 30 shtator, si dhe më 2, 8, 9, 15, 16, 20 dhe 21 tetor.

Aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët publikë Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski. Prokurorët kanë paralajmëruar administrimin e 231 provave materiale, ekspertizave dhe dëshmive të shtatë dëshmitarëve.

Sipas aktakuzës së dorëzuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, Artan Grubi dhe shtatë persona të tjerë akuzohen se gjatë viteve 2023 dhe 2024, duke tejkaluar kompetencat zyrtare, i kanë shkaktuar dëm SHA “Lotaria Shtetërore” në vlerë prej mbi 507 milionë denarësh. Të gjithë të akuzuarit ngarkohen me veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

I akuzuari i parë, ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Perparim Bajrami, ende është i paarritshëm për organet e ndjekjes dhe ndaj tij kërkohet caktimi i masës së paraburgimit pas gjetjes së tij, ndërsa për Artan Grubin Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak. Grubi u arrestua në shkurt të këtij viti në pikën kufitare “Bllacë”, pas më shumë se 14 muajsh i paarritshëm për organet e ndjekjes. Në vend të paraburgimit efektiv, atij iu caktua arrest shtëpiak për arsye sigurie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.