☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,206 ▲ +0.46% ETH $1,800 ▲ +1.48% XRP $1.1078 ▲ +0.15% SOL $78.0500 ▼ -1.2%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Gruevski nuk e përjashton mundësinë e destablizimit të vendit!

Kryeministri Nikolla Gruevski ka alarmuar se gjendja e sigurisë në vend është vënë në rrezik nga shërbimet e huaja të cilat i akuzoi se i ka dhënë liderit të opozitës, Zoran Zaev materialet që po i publikon në konferencat për shtyp. Bisedat e përgjuara sipas Gruevskit janë të  montuara, manipuluara dhe jo autentike. Rreziku më i madh që paralajmëroi Gruevski vjen pas publikimit të bombave që prekin marrëdhëniet ndëretnike.

“Ka tentim për rrezikimin e sigurisë së vendit. Jo rastësisht u paralajmërua edhe publikim i bisedave të krijuara lidhur me çështje ndëretnike, punë të ndjeshme, të cilat nëse në atë mënyrë priten, ngjiten, manipulohen, gjithsesi se mund të krijojnë situata të caktuara të ndjeshme tek qytetarët, ti manipulojnë ata, ti vënë në huti dhe të tentojnë të nxisin agresivitetin e tyre, reagimin e tyre”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Këto komente ai bëri në seancën parlamentare “pyetje të deputetëve” ku Roza Tupuzova Karevska pyeti Gruevskin nëse ka plan për nxjerrjen e vendit nga kriza. Plani i tij për zgjidhjen e kësaj situate është ndëshkimi i personave që sipas tij kanë incizuar, përpunuar dhe publikuar materialet që kohëve të fundit publikohen nga opozita.

“Gjithsesi se kemi plan. Plani është që secili që në çdo lloj mënyre e ka shkelur ligjin edhe me regjistrimin e materialeve ilegale, me transmetimin e tyre edhe me çfarë do hap tjetër për të cilin do të gjinden argument se ka shkelur ligjin, të përgjigjen para institucioneve”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski akuzoi liderin e opozitës, Zoran Zaev se është shndërruar në instrument të shërbimeve të huaja dhe se qëllimi i Zaevit është marrja e pushtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.