☁️
Tiranë 29°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 83.92 ▼6.04%
ARI 4,086 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,073 ▲ +0.94% ETH $1,957 ▲ +3.75% XRP $1.1048 ▲ +0.56% SOL $76.8200 ▲ +2.61%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.92 ▼6.04 % ARI 4,086 ▲0.36 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.92 ▼6.04 % ARI 4,086 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Arte

Grupi Folklorik i Selenicës çon në Kosovë polifoninë labe

Shqipëria u përfaqësua nga Grupi Folklorik i Bashkisë Selenicë, në edicionin e 8-të të Festivalit Ballkanik “Opoja Vallëzon”, mbajtur në Bresanë të Kosovës gjate fundjavës.

Pjesëmarrja e grupit nga Labëria e Vlorës dhe performanca në natën e parë të aktivitetit, u konsiderua një vlerë e shtuar për festivalin pasi për herë të parë nga skena e këtij festivali vallesh u përcoll kënga polifonike e jugut, kjo pasuri botërore e folklorit shqiptar.

Polifonia labe u harmonizua me muzikën dhe ritmet e valleve të grupeve të ardhura nga Polonia, Kroacia, Turqia, Bullgaria, Bosnjë-Hercegovina, Maqdonia e Veriut, Qipro, Mali i Zi si dhe ansamblet vendase.

Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti në një takim të ngrohtë e vëllazëror kryetarin e Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, gjatë të cilit folën për vlerat e trashëgimisë kulturore në dy brigjet e Drinit si dhe nevojën për shkëmbime të ndërsjella të këtyre vlerave përmes aktiviteteve kulturore por edhe festivaleve të cilët, veç të tjerash, krijojnë ura lidhje e bashkëpunimi mes vëllezërve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.