☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,777 ▼ -0.85% ETH $2,374 ▼ -0.72% XRP $1.2878 ▼ -1.82% SOL $102.3400 ▼ -1.58%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Grushti i hekurt në Turqi, BE reagon e alarmuar: Mos braktisni sundimin e ligji

Udhëheqësit europianë reaguan të alarmuar ndaj grushtit të hekurt, me të cilin Turqia po i përgjigjet përpjekjes së dështuar të ushtrisë për të marrë pushtetin me dhunë. Ndërsa numri i të arrestuarve në vend ka shkuar në mbi 6 mijë, Brukseli paralajmëron se fushata e egër kundër policisë, sistemit të drejtësisë dhe ushtrisë kërcënon stabilitetin në vend, e gjithashtu marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë.
“Sundimi i ligjit duhet të mbrohet në vend. Nuk ka asnjë justifikim për çdo hap që e largon Turqinë nga kjo detyrë”, ishin fjalët e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Në Gjermani, Norbert Rottgen, pjesëtar i Unionit Kristiandemokrat (UCD) dhe kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet e Jashtme në “Bundestag”, deklaroi se ka prova që Erdogan po përdor grushtin e shtetit për një lojë pushteti, duke përjashtuar edhe më tej forcat opozitare politike.
Eksponentë të lartë të CDU-së së Kandelares Angela Merkel janë shprehur mjaft skeptikë lidhur me udhëheqësin turk dhe kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e Ankarasë, si një partner diplomatik dhe në fushën e sigurisë.
Alarmuese për diplomatët europianë janë edhe deklaratat e Erdoganit për rikthimin e dënimit me vdekje. “Në demokraci nuk mund të shpërfillim kërkesat e popullit”, përligji kreu autoritar i Turqisë idenë e tij.
“Kjo do të ishte e papranueshme”, reagoi ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, kritik i hershëm i Erdoganit në Europë. Sipas tij nuk duhet të ketë ndëshkime arbitrare, apo sanksione kriminale jashtë kornizës së sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë. Nëse ambicia e Erdoganit do të konkretizohej, aspiratat për integrimin e Turqisë në Bashkimin Europian do të fundoseshin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.