☁️
Tiranë 11°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,765 ▼ -1.39% ETH $2,378 ▼ -1.21% XRP $1.2889 ▼ -2.92% SOL $102.2700 ▼ -2.18%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Gulen për “La Stampa”, në Turqi duhet të rikthehet Demokracia

Fethullah Gulen, kleriku turk me seli në SHBA, i akuzuar për tradhti kombëtare, ka thënë të premten se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e përdor puçin e dështuar për ta promovuar veten si hero kombëtar dhe e nxiti Evropën që të intervenojë për të shmangur katastrofën në vendin e tij.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen italiane “La Stampa”, Gulen sugjeroi se liderët evropianë nuk e kanë kritikuar mjaftueshëm Erdoganin për arrestimin e dhjetëra e mijëra personave, duke nisur nga oficerët ushtarakë deri te gazetarët, gjykatësit dhe artistët, dhe për suspendimin e më se 100.000 të tjerëve nga vendet e tyre të punës.

“Presioni i brendshëm nga refugjatët, zgjerimi i grupeve radikale, persekutimi i dhjetëra e mijëra civilëve, nxitimi i Erdoganit për të proklamuar veten si hero kombëtar…. këto duhet t’i detyrojnë liderët evropianë që të ndërmarrin masa efektive për të parandaluar ecjen e qeverisë drejt autoritarizmit”, tha ai, duke mos i specifikuar masat që duhen ndërmarrë.

“Rikthimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe i respektimit të të drejtave njerëzore në Turqi janë një domosdoshmëri absolute për menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe të luftës kundër ISIS-it në aspekt afatgjatë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, Evropa rrezikon të gjendet përballë një problemi edhe më të madh, një katastrofe”, tha Gulen.

Kleriku që jeton në azil në SHBA ka qenë dikur aleat i ngushtë i Erdoganit, mirëpo marrëdhënia e tyre është përkeqësuar dukshëm viteve të fundit, me të arritur në pikën e vlimit pasi Erdogan e akuzoi Gulenin për orkestrimin e tentim puçit të korrikut. Mirëpo Gulen hedh poshtë çdo lloj përfshirjeje në puç dhe madje e ka dënuar atë.

Më shumë se 240 persona u vranë në puçin e 15 korrikut.

Gulen në “La Stampa” tha se liderët evropianë duhet të inkurajojnë hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian – që është pjesë kyç e marrëveshjes që BE-ja bëri me Ankaranë për frenimin e fluksit të emigrantëve – pasi që në këtë formë forcohet demokracia dhe respektimi i të drejtave njerëzore në Turqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.