☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 89.53 ▼0.98%
ARI 4,194 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,479 ▲ +0.24% ETH $2,686 ▲ +0.62% XRP $1.4923 ▲ +0.01% SOL $118.0100 ▼ -1.07%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 89.53 ▼0.98 % ARI 4,194 ▲0.18 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 89.53 ▼0.98 % ARI 4,194 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haliti: Nëse pajtohet për ndryshimin e ligjit për Specialen, LVV-së duhet t’i votohet cilido emër që ofron për president

Ish-deputeti i PDK-së tha në Interaktiv se partia e tij kërkon vetëm një zotim se ish-krerët e UÇK-së do të mbështeten financiarisht gjatë proceseve gjyqësore; vlerësoi se vendi është më afër zgjedhjeve të reja sesa zgjedhjes së presidentit.

Xhavit Haliti i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje pajtohet që të bëhen ndryshime në Ligjin për Gjykatën Speciale, atëherë duhet t’i votohet presidenti, cilindo emër që ta ofrojë ajo.

“Nëse VV-ja pajtohet që ta ndryshojë ligjin, atëherë mendoj se do duhej me votu presidentin emrin e cilitdo që e ofron VV-ja”, ka thënë Haliti në emisionin Interaktiv të KTV-së, sipas portalit Koha.net.

Ai e ka arsyetuar kërkesën e PDK-së duke thënë se partia e tij kërkon vetëm një zotim nga Qeveria dhe shteti se ish-krerët e UÇK-së do të mbështeten financiarisht gjatë proceseve gjyqësore. Sipas tij, ndihma e dhënë deri tani nuk i ka mbuluar shpenzimet e avokatëve dhe familjet janë detyruar të marrin borxhe. “PDK-ja ka të drejtë sepse ka hall”, ka thënë Haliti.

Haliti ka vlerësuar gjithashtu se Kosova është më afër zgjedhjeve të reja parlamentare sesa zgjedhjes së presidentit. “Po, jemi para situatës që të shpallen zgjedhje të reja, më shumë sesa që të zgjidhet presidenti”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë më herët se nëse Qeveria e procedon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, PDK-ja do të diskutojë për presidencën — por ai nuk ka thënë se partia e tij do ta votonte cilindo emër që do të propozonte LVV-ja. Më 21 shtator, PDK-ja ka dorëzuar një iniciativë për kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale vetëm në krimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt, me monitorim ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.