🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.58 ▼0.53%
ARI 3,947 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,000 ▲ +0.17% ETH $2,272 ▲ +0.88% XRP $1.2696 ▲ +1.46% SOL $92.1000 ▼ -0.05%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – Dielli ‘fshihet” për pak minuta, Europa përgatitet për spektaklin kozmik

– Ditën sotme, Hëna do të mbulojë për pak kohë të gjithë diskun e Diellit përgjatë një brezi të ngushtë në Evropën Perëndimore, shkruan focus.it.

Kjo do të jetë eklipsi i parë total diellor i dukshëm në Evropë që nga viti 1999, dhe do të përkojë me kulmin e dukshmërisë së shiut meteorik Perseidët.

Pra, do të jetë një mbrëmje dhe një natë ideale për t’i kaluar duke parë qiellin. Por jo të gjithë do të kenë të njëjtën mundësi.

Eklipsi total diellor: ku do të shihet plotësisht?

Eklipsi total diellor ndodh kur diametri këndor i dukshëm i Hënës – pra madhësia me të cilën Hëna duket në qiell – është pothuajse i njëjtë me atë të Diellit dhe disku i Hënës e mbulon plotësisht diskun diellor.

Që kjo të ndodhë, Hëna duhet të jetë pranë perigjeut, pikës më të afërt të orbitës së saj me Tokën.

Më 12 gusht, Hëna do të jetë vetëm rreth 3.000 km larg perigjeut, ku kishte kaluar dy ditë më parë, në një distancë prej afërsisht 367.000 km nga Toka.

Vendet më të mira për të parë eklipsin do të jenë Islanda perëndimore dhe Spanja veriore.

Në Spanjë, rruga e eklipsit do të përshkojë një pjesë më të madhe të territorit, nga Galicia në veriperëndim deri te Ishujt Balearikë në juglindje.

Eklipsi do të prekë edhe qytete të rëndësishme si Bilbao, Burgos, Palma, Valencia dhe Zaragoza, duke ofruar më shumë mundësi për të gjetur një pikë të përshtatshme për vëzhgim.

Brezi i totalitetit, pra zona e ngushtë e Tokës ku Hëna do të bllokojë plotësisht Diellin, do të përfshijë gjithashtu një pjesë të vogël të Portugalisë, pranë kufirit verilindor me Spanjën, si dhe disa zona të Rusisë dhe Grenlandës, megjithëse këto janë shumë më pak të banuara.

Ku do të shihet vetëm pjesërisht?

Në disa zona veriore të Shteteve të Bashkuara dhe në Kanadanë lindore do të mund të shihet një eklips diellor i pjesshëm.

E njëjta gjë do të ndodhë në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Belgjikës dhe Zvicrës.

Edhe në Itali eklipsi do të jetë vetëm i pjesshëm, në perëndim të diellit, kur Dielli do të jetë shumë pranë horizontit perëndimor.

Megjithatë, nuk do të errësohet plotësisht qielli dhe nuk do të shihet korona diellore, sepse eklipsi do të ndodhë rreth orës 19:30, kur Dielli është tashmë shumë pranë perëndimit.

Ekspertët këshillojnë që, disa ditë përpara, të bëhet një provë për të parë Diellin në momentin e perëndimit, pasi një kodër, mal apo reliev në drejtimin perëndim-veriperëndim, nga ku perëndon Dielli, mund ta fshehë atë plotësisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.