☁️
Tiranë 36°C · Vranët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.20 ▼0.03%
ARI 4,321 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,672 ▲ +0.76% ETH $1,905 ▲ +1.73% XRP $1.0452 ▼ -1.63% SOL $73.3800 ▼ -0.85%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – Përplaset me Hënën koka e një rakete” SpaceX”

FILADELFIA, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Koka e një rakete “Falcon 9” të kompanisë amerikane “SpaceX” është përplasur me sipërfaqen e Hënës, në një impakt të pakontrolluar që ndodhi pasi mjeti kishte kaluar më shumë se një vit duke lëvizur në hapësirë.

Raketa ishte përdorur në janar të vitit 2025 për të dërguar drejt Hënës dy misione private, modulin “Blue Ghost” të kompanisë “Firefly Aerospace” dhe “Hakuto-R” të kompanisë japoneze ”Ispace”.

Pas përfundimit të misionit, koka mbeti në një orbitë të paqëndrueshme, derisa graviteti i Hënës e tërhoqi drejt përplasjes.

Sipas NASA-s dhe astronomëve që ndoqën trajektoren e saj, përplasja ndodhi dje.

Ajo krijoi një krater të vogël në sipërfaqen hënore, por nuk paraqiti asnjë rrezik për Tokën apo për misionet aktive në Hënë.

Shkencëtarët theksojnë se ngjarja nuk ishte e papritur, pasi trajektorja e raketës ishte llogaritur prej muajsh.

Megjithatë, vendi i saktë i përplasjes dhe përmasat e kraterit do të konfirmohen nga misionet orbitale që monitorojnë sipërfaqen e Hënës.

Ekspertët vlerësojnë se ky incident rikthen në vëmendje nevojën për menaxhimin më të mirë të mbetjeve hapësinore.

Me shtimin e misioneve drejt Hënës, shmangia e përplasjeve të pakontrolluara pritet të bëhet një nga sfidat kryesore për agjencitë hapësinore dhe kompanitë private./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.