☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,747 ▲ +0.34% ETH $2,269 ▲ +0.96% XRP $1.2553 ▼ -0.18% SOL $95.8300 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – Prania e 1,7 milionë satelitëve në orbitë ka pasoja shkatërruese

MILANO, 4 korrik /ATSH-ANSA/ – E ardhmja e astronomisë kërcënohet seriozisht nga konstelacionet satelitore, pasi propozimet aktuale për të lëshuar më shumë se 1,7 milionë pajisje në orbitë do të kishin pasoja shkatërruese, siç vëren një analizë nga Observatori Jugor Evropian (ESO).

Sipas studimit, të botuar në revistën ”Astronomy and Astrophysics” nga Olivier Hainaut, për të mbrojtur aftësinë e teleskopëve modernë për të vëzhguar qiellin e natës, numri i satelitëve duhet të kufizohet në jo më shumë se 100 000, me kusht që të jenë të padukshëm me sy të lirë.

Nëse do të ishin më të ndritshëm, numri i përgjithshëm duhet të jetë edhe më i ulët.

“Satelitët, të ndriçuar nga Dielli, janë shumë më të ndritshëm se galaktikat e largëta”, thotë Hainaut.

Cili është ndryshimi?

“Kur një satelit kalon fushën tonë të shikimit, ai lë një gjurmë të ndritshme në imazh, duke errësuar atë që fshihet pas tij. Orbita e ulët e Tokës ka një vlerë të jashtëzakonshme për jetën moderne”, shton studiuesi, “por ne duhet të menaxhojmë ndikimin e megakonstelacioneve për të siguruar që ky burim të mbetet i paprekur dhe i arritshëm për brezat e ardhshëm”.

Që nga viti 2019, numri i satelitëve në orbitë është rritur ndjeshëm, duke arritur në afërsisht 14 000 sot.

Një pjesë e madhe e këtyre – më shumë se 10 000 – i përkasin ”Starlink” të SpaceX, konstelacionit global të internetit.

Kompania e Elon Musk planifikon të lëshojë në orbitë edhe një milion satelitë të tjerë, dhe atyre nga konstelacione të tjera do t’u shtohen këtyre.

Për të llogaritur ndikimin e përgjithshëm në vëzhgimet astronomike, Hainaut simuloi pozicionet, lëvizjen dhe shkëlqimin e të gjitha konstelacioneve satelitore ekzistuese dhe të planifikuara./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.