☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.39 ▲2.34%
ARI 4,375 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.69% ETH $2,525 ▲ +0.12% XRP $1.3865 ▲ +1.45% SOL $101.8300 ▲ +0.05%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.39 ▲2.34 % ARI 4,375 ▼0.77 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.39 ▲2.34 % ARI 4,375 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Hapet gara për Milot-Balldren, fondi limit 20 miliardë lekë, çfarë parashikon projekti

Projekti i tretë i paketës “1 miliardë”,  rruga Milot-Balldre,  ka hyrë në fazën e prokurimit. Ministria e Infrastrukurës dhe Energjisë hapi këtë të hënë garën për këtë rrugë me një fond limit prej 20 miliardë lekësh. Më herët qeveria shpërbleu kompaninë A.N.K sh.p.k me një bonus 8.5 për qind të pikëve për ofertën e saj të pakërkuar lidhur me këtë rrugë çka nënkupton se kjo kompani do të hyjë me pikë eksta në garë ndëkrohë që kompani të tjera nuk kufizohen për të marrë pjesë në tender.

Sipas dokumenteve të bëra publike  projekti i propozuar perfshin ndertimin e segmentit rrugor “MILOT – BALLDRE”, si dhe ndertimin e tunelit me 1 portal ne malin e Rencit. Gjatesia e autostrades Milot-Balldren eshte 17.2 kilometra perfshire rrugen automobilistike kryesore dhe tunelin perkatesisht me keto gjatesi: a) Rruge automobilistike kryesore 15 km+570.35m  b) Tuneli me 1 portal, me gjatesi 850m c) Ura e Matit, me gjatesi 620 m d) Ura e Drinit, me gjatesi 223.4 m

Gjithashtu propozohet ndertimi ne total i 9 500 m rruge dytesore dhe rruge lidhese te nyjeve per te mundesuar dhe lehtesuar qarkullimin e banoreve te kesaj zone.

Qeveria ka vënë theksin vazhdimisht tek përfitimet që do të sjellë kjo rrugë sidomos në zhvillimin ekonomik të Milotit dhe Lezhes. “Ky aks lehtëson gjithashtu komunikimin me pjesen tjeter te veri-perndimit ne Shqiperi dhe me shtetin fqinj Malin e Zi. Kjo rruge njekohesisht realizon dhe bajpasin e qytetit te Lezhes qe eshte shume i domosdoshem per kete qytet” thuhet në dokumentet zyrtare.

Edhe në këtë rast parimi që do të ndiqet është ai i “çelsave në dorë” që do të thotë se koncesionari do ta ndërtojë dhe më pas mirëmbajë në harkun kohor të 13 viteve këtë vepër infrastrukturore.

Me heret qeveria dha kontraten e rruges se Arbrit tek Gjoka Konstruksion nderkohe qe Thumane-Vore u fitua nga Gener 2 duke i hapur rruge negocimit te kontrates.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.