☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj i përgjigjet sekretarit të NATO-s: Ushtria është punë e jona, do ta formojmë atë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se procesi i transformimit të FSK-së është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën. Kjo deklaratë kryeministrit në seancën parlamentare, vjen një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s se Kosova do të përballet me pasoja, nëse e formon ushtrinë.

“Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm, është në përputhje me Kushtetutën tonë, më të avancuaren në botë. Një Kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë”.

Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shprehë mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se Serbia është mobilizuar dhe po e pengon Kosovën si vend që ka dalë prej binarëve të vet.

Haradinaj ka deklaruar se Serbia po bën propagandë duke thënë se Kosova po dëshiron t’i zgjidhë problemet me arrogancë.

“Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbushë marrëveshje të Brukselit. Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me e paraqitë Kosovën si vend i dalë prej kontrollit në siguri, pasi, sipas tyre, Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet bazike për të qenë ushtri dhe ka shtuar se ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se Kosova “do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të saj”.

Ai i bëri këto komente në përmbyllje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar edhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.