☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,201 ▲ +0.81% ETH $1,733 ▲ +0.4% XRP $1.1441 ▼ -0.37% SOL $73.0700 ▲ +1.68%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Kosova

Hill i del në krah Borell’it: Impresive që një njeri i një rangu të tillë u angazhua me orë të tëra në bisedime

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar të martën se Uashingtoni vazhdon të mbështesë BE-në në përpjekjet për të arritur zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Një qasje konstruktive është padyshim mënyra për të gjetur një zgjidhje”, tha Hill pas takimit  me presidentin e Serbisë Aleksandaër Vuciq.

 Sipas tij,  SHBA dhe BE po veprojnë të harmonizuara në lidhje me Kosovën, duke shtuar se ai beson se të dyja palët e kuptojnë se duhet të arrijnë një zgjidhje.

“Kam pasur një bisedë të mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Biseduam për procesin e Brukselit”, u tha Hill gazetarëve para Pallatit të Serbisë.

Ai theksoi se SHBA-të janë shumë të kënaqura me përpjekjet e ndërmarra nga BE-ja dhe qasjen e saj.

Ndërsa duke iu referuar bisedimeve të djeshme ku Përfaqësuesi i Lartë pothuajse e bëri Kosovën fajtore që s’pati marrëveshje, Hill nuk la asnjë dilemë.

“Më duket mbresëlënëse që një njeri i një rangu dhe statusi të tillë, Josep Borell, u angazhua për tetë orë në zgjidhjen e çështjes së konstestuese. Ne vazhdojmë të mbështesim BE-në në përpjekjet e saj,” nënvizoi Hill.

Ai tha se i ka bërë thirrje Vuçiqit që të vazhdojë angazhimin e tij konstruktiv në këtë proces.

Hill shpreson se do të gjendet një zgjidhje, por shtoi se duhet të përfshihen të dyja palët.

“Një qasje konstruktive është sigurisht mënyra për të gjetur një zgjidhje,” tha ai.

Ai tha se BE-ja po bën një punë të shkëlqyer, por nuk duhet lejuar që problemet urgjente të lënë në hije çështje të rëndësishme.

Hill tha se BE-ja e ka bërë të qartë se duhen më shumë se 48 orë për të zgjidhur çështjen aktuale. “BE e ka bërë të qartë se do të dëshironte të shihte edhe 365 ditë të tjera,” shtoi Hill.

Për bisedimet e djeshme në Bruksel, ai tha se nuk do të fliste për dështim, por se ajo që ndodhi tregon se ka nevojë për bisedime të mëtejshme.

“Rruga për të arritur një zgjidhje është fleksibiliteti me përpjekjet e ndërmjetësve të BE,” përfundoi Hill.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.