☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 05 May 2026
S&P 500 7,201 ▼0.41%
DOW 48,942 ▼1.13%
NASDAQ 25,068 ▼0.19%
NAFTA 104.50 ▼1.8%
ARI 4,546 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $80,895 ▲ +0.94% ETH $2,379 ▼ -0.18% XRP $1.4008 ▼ -0.93% SOL $84.8600 ▼ -0.91%
S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.50 ▼1.8 % ARI 4,546 ▲0.28 % S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.50 ▼1.8 % ARI 4,546 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Bota

Historike për Kubën, zbarkon anija e parë me turistë amerikanë në Havana

Banorët e Havanës kanë pritur me një mirëseardhje tepër të ngrohtë këtë të hënë, anijen e parë amerikane me turistë që zbarkon në Kubë prej dekadash të tëra, teksa ishin mbledhur në skelat e qytetit të vjetër kolonial për të parë amerikanët që linin kuvertën e anijes.
Kjo risi ishte një tjetër “gjë e parë” mes dy vendeve, që pasi Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij kuban, Raul Castro, shpallën riafrimin historik mes dy ish-armiqve të Luftës së Ftohtë në dhjetor të vitit 2014. Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit komunist vjen vetëm pak javë pas vizitës së Obamës në ishullin e Karaibeve.
“Carnival Corp’s (CCL.N) Adonia”, një anije e vogël me kapacitet prej 700 pasagjerësh, lundroi përmes kanalit drejt gjirit të Havanës mëngjesin e kësaj të hëne, nën një mot tepër të përshatshëm për të kryer edhe fotografi, e më pas i zbarkoi pasagjerët në qytetin e vjetër kolonial të vizituar edhe nga Obama para pak javësh.
Ishte pikërisht një ligj i shtetit kuban, që ndalonte shtetasit amerikanë të hynin në vendin ishullor nga deti, ai që e ka vonuar së tepërmi këtë vizitë të parë të anijeve turistike amerikane, por një ligj i tillë u hoq nga autoritetet e Kubës vetëm një javë më parë.
Obama e ka konsideruar kthesën dramatike të politikës amerikane ndaj Kubës si pjesë të trashëgimisë së tij. Dy vendet kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike vetëm një vit më parë dhe kanë nënshkruar marrëveshje mbi çështje të shqetësimit dypalësh, përfshi këtu mjedisore, shërbimi postar apo edhe fluturimesh të drejtpërdrejta mes tyre.
Bisedimet janë në vazhdim edhe për çështje të tjera, që i ka mbajtur fqinjët të ndarë prej dekadash, përfshi këtu kthimin e të arratisurve, reparacionet për dëmet e shkaktuara nga embargoja dhe rikthimin e bazës detare të Guantanamos.
Obama i ka bërë thirrje Kongresit të kontrolluar prej republikanëve të heqin embargon tregtare dhe ndalimin e fluturimeve ndaj vendit ishullor, por pa dobi, duke iu referuar për shfrytëzim kompetencave të tij ekzekutive në mënyrë që të arrijë atë që dëshiron.
Të dyja palët duken të vendosura për të pasur progres të mëtejshëm në marrëdhëniet mes tyre, sidomos sa u përket fluturimeve, përpara se Obama të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit të ardhshëm, pasi të zgjidhet presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara në nëntor të këtij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.