⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,956 ▼ -0.24% ETH $2,238 ▼ -0.38% XRP $1.1638 ▼ -0.6% SOL $89.3300 ▼ -0.83%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Hita: 40 forca policie në operacionin për kapjen e autorit, plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Lozhan të Korçës, ku humbi jetën një efektiv policie dhe u plagos rëndë një tjetër, drejtori i policisë Skënder Hita ka dalë në një komunikatë për mediat.

Bazuar në pyetjet e gazetarëve, Hita tha se në operacion ishin të angazhuar 40 forca policie të pajisur me antiplumb, por arma kallashnikov ka depërtuar tejpërtej mbrojtjes. Ai theksoi se të gjithë personat në kërkim do të përballen me të njëjtën përgjigje nga Policia e Shtetit, pavarësisht vështirësive që paraqet terreni ku mund të strehohen. Ai shtoi se po ndiqen procedurat përkatëse që familjarët e efektivit të rënë në detyrë të përfitojnë statusin e dëshmorit.

“Punonjësit e policisë të gjithë janë të trajnuar dhe të shkolluar, dhe në këtë rast kanë qenë shërbimet më të specializuara, Shqiponjat dhe shërbimet mbështetëse. Në gjykimin e DVP Korçë, këto kanë qenë strukturat që do të kryenin këtë operacion.

Kanë qenë 40 forca policie, kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov ka çarë tejpërtej edhe antiplumbin. Të gjithë personat në kërkim, edhe pse autori strehohej në një zonë të thellë, do të marrin të njëjtën përgjigje.

Kjo është humbje për familjet e tyre, por edhe për ne. Duhet të gjejmë forcën për të përballuar këto situata. Për familjarët e dëshmorëve po bëjmë procedurat që të përfitojnë statusin e dëshmorit”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.