☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,542 ▲0.36%
DOW 52,595 ▲0.18%
NASDAQ 26,050 ▲0.68%
NAFTA 80.30 ▲2.76%
ARI 4,087 ▲2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $63,832 ▲ +2.36% ETH $1,872 ▲ +5.86% XRP $1.0980 ▲ +2.66% SOL $77.1400 ▲ +2.43%
S&P 500 7,542 ▲0.36 % DOW 52,595 ▲0.18 % NASDAQ 26,050 ▲0.68 % NAFTA 80.30 ▲2.76 % ARI 4,087 ▲2.02 % S&P 500 7,542 ▲0.36 % DOW 52,595 ▲0.18 % NASDAQ 26,050 ▲0.68 % NAFTA 80.30 ▲2.76 % ARI 4,087 ▲2.02 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Politika

Hoxha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë: Minon pajtimin dhe vlerat evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”.

Përmes një reagimi në platformën X, Hoxha e cilësoi këtë deklaratë si të papranueshme, tronditëse dhe një fyerje të rëndë për viktimat e luftës, duke theksuar se relativizimi dhe normalizimi i krimeve kundër njerëzimit bie ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa.

“Deklarata e një anëtari të qeverisë së Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në Kosovë nuk është kryer një spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës. Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa e sotme”, shkroi Hoxha.

Sipas tij, deklarata të tilla dëmtojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim në rajon, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagët e luftës që ende nuk janë shëruar.

Ministri shqiptar theksoi gjithashtu se askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer “hijet më të errëta të së kaluarës”, aq më tepër duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për krime dhe tragjedi në Ballkan.

“Askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë siç është “kasapi i Ballkanit”. Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash përgjegjësi, reflektim dhe guxim për t’u përballur me të kaluarën. Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm e vetëm mbi të vërtetën, respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane”, shkruan Hoxha në X.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.