☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.20 ▼1.54%
ARI 4,054 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,332 ▼ -0.77% ETH $2,327 ▼ -1.11% XRP $1.3026 ▼ -1.88% SOL $100.6100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.20 ▼1.54 % ARI 4,054 ▲0.05 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.20 ▼1.54 % ARI 4,054 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hoxhaj: Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin përpara, Kosova qe 3 vjet në sirtarët e BE-së, s’po merret askush me të

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas avancimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke thënë se zhvillimet e sotme duhet të shërbejnë si një thirrje për reflektim për Kosovën.

Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për avancimin në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe Malin e Zi për mbylljen e dy kapitujve të tjerë negociues, duke vlerësuar se të dy shtetet po e shndërrojnë vizionin e tyre evropian në realitet.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Ballkanin. Shqipëria po avancon në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, ndërsa Mali i Zi po mbyll edhe dy kapituj të tjerë në rrugën e tij drejt anëtarësimit. Urime të dy shteteve për këtë sukses dhe për vizionin evropian që po e shndërrojnë në realitet”, ka shkruar Hoxhaj.

Duke folur për pozitën e Kosovës, ai ka theksuar se vendi ka humbur ritmin në procesin e integrimit evropian.

“Deri para 7 vitesh, vendi ynë kishte një perspektivë shumë më të besueshme evropiane dhe gëzonte një mbështetje më të madhe nga partnerët tanë. Ndërkaq, qe 3 vjet Kosova pret që statusin e vendit kandidat ta shqyrtojë dikush, por ai ka mbetur në sirtarët e Bashkimit Evropian dhe askush nuk po merret me të”, ka deklaruar Hoxhaj.

Sipas tij, ndërsa vendet e tjera të rajonit po afrohen gjithnjë e më shumë me Bashkimin Evropian, Kosova rrezikon të mbetet prapa në procesin e integrimit.

“Sot, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi po afrohen çdo ditë e më shumë me Bashkimin Evropian, Kosova rrezikon të mbetet e fundit në rajon në rrugën drejt anëtarësimit. Kosova meriton ta rikthejë vendin e saj në agjendën evropiane dhe të ecë përpara me besueshmëri e vizion”, ka përfunduar Hoxhaj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.